Merr fund armëpushimi/ Gaza zgjohet nën sulmet më të mëdha që nga 19 janari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka marrë fund armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit, me këtë të fundit që ka nisur sulmet në orët e parë të së martës mbi Gaza.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se 220 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Një nga të vrarët ishte Mahmoud Abu Wafah, zyrtari më i lartë i sigurisë së Hamasit në Gaza. Por shumë civilë, duke përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën.

Kjo është vala më e madhe e sulmeve ajrore në Gaza që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kishin shënjestruar ato që i quajtën “objektiva terroriste” që i përkisnin Hamasit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz urdhëruan sulmet të martën në mëngjes, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.

“Kjo vjen pas refuzimit të përsëritur të Hamasit për të liruar pengjet tanë, si dhe refuzimin e tij të të gjitha propozimeve që ka marrë nga i dërguari presidencial i SHBA Steve Ëitkoff dhe nga ndërmjetësit. Izraeli, që tani e tutje, do të veprojë kundër Hamasit me fuqi ushtarake në rritje. Plani për sulmet u prezantua nga IDF gjatë fundjavës dhe u miratua nga udhëheqja politike”, tha ai.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, paralajmëroi Hamasin që të lirojë të gjithë pengjet, duke thënë se ne nuk do të tregohet mëshirë për armiqtë.

Hamasi ka akuzuar Izraelin për tradhti për përmbysjen e marrëveshjes së armëpushimit. Grupi gjithashtu thotë se Izraeli po ekspozon pengjet e mbetura izraelitë të mbajtur në Gaza ndaj një “fati të panjohur”.

Por Hamasi nuk ka deklaruar ende se po rifillon luftën, përkundrazi u bën thirrje ndërmjetësve dhe Kombeve të Bashkuara të ndërhyjnë.

Lexo edhe :  Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Një zyrtar izraelit tha për CBS se qeveria izraelite e njoftoi Shtëpinë e Bardhë përpara se të niste sulmet./K.K

Të fundit

“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje...

Merr fund telenovela, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë...

Mjeku nga Shkupi tregon tmerrin që përjetuan ditën e tragjedisë në Maqedoni

Lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut me 59 humbje jete, në emisionin “People” ishte i ftuar Xhunejd Ademi,...

Ulin kolesterolin, tre ushqime të lira dhe të shijshme që duhet të konsumoni

Të pasura me fibra, proteina, hekur dhe magnez, fasulet dhe thjerrëzat janë ndër ushqimet më ushqyese dhe të gjithanshme. Fasulet përshtaten lehtësisht në një sërë...

Si mund të prekin tarifat doganore edhe Shqipërinë

Në kontekstin edhe të një “lufte” tregtare mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, e ardhmja ekonomike po bëhet e pasigurt, ndërsa frika e një stuhie...

Lajme të tjera

Web TV