‘Autoambulancat ishin si karroca…’, Rama: Kemi rindërtuar 53 spitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në komunikimin live me ndjekësit, kryeministri Rama u ndal edhe te shëndetësia teksa tha se gjatë qeverisjes së tij janë ndërtuar 53 spitale, 10 prej të cilave janë ndërtuar komplet nga e para.

Kreu i qeverisë tha se autoambulancat ishin si ‘karroca’ ndërsa sot kanë të gjitha mjetet jetëshpëtuese.

“Po çmimet e barnave? Ne i ulëm 30 përqind, hoqëm TVSH dhe dyfishuam fondin e barnave të rimbursueshme. E dini se sa pensionistë përfitojnë barna të rimbursueshme. Janë 210 mijë pensionistë. Po pagat e mjekëve? 490 euro në vitin 2013, 1670 euro në vitin 2024. Po paga mesatare 1670 euro. 490 ishte. Po paga mesatare e fermerëve, ishte 280 euro sa gjysma e pagës minimale sot. 850 euro është bërë. Po urgjenca mjekësore? 100 autoambulanca si karroca e Abdylit. Rojet e natës nga ato telefonat me tel dhe e lëshonin poshtë dhe dilte gjithmonë bip, bip, bip. E zënë urgjenca nuk merrje dot në telefon. Sot 320 autoambulanca të reja të mirëpajisura me të gjitha mjetet jetë shpëtuese dhe 15 minuta nga marrja e njoftimit. Ndërkohë që ka edhe më shpejt”, u shpreh kryeministri Edi Rama./K.K

Të fundit

Mbetet e hapur lufta për titull në Serie A, Napoli mposht Milanin në “Maradona Stadium”

Napoli i Antonio Contes, triumfoi me rezultatin 2 me 1 ndaj Milanit, në supersfidën e vlefshme për javën e...

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh. Vendi...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV