Masakra e Izraelit në Gaza/ 356 viktima, mes tyre dhjetra fëmijë (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një seri sulmesh tronditën Rripin e Gazës, duke shënuar rifillimin e bombardimeve nga ushtria izraelite kundër objektivave të Hamasit. Kjo është vala më e madhe e sulmeve ajrore që nga 19 janari, kur hyri në fuqi armëpushimi

Të paktën 356 persona raportohet se kanë vdekur, mes tyre edhe fëmijë, raporton La Repubblica.

I gjithë kufiri i Rripit të Gazës tashmë është kthyer një zonë e kuqe, e rrezikshme dhe banorëve u është kërkuar të largohen nga zonat e Beit Hanoun, Khuza’a dhe Abasan al-Kabira dhe al-Jadida.

“Ata duhet të zhvendosen në strehimore në qytetin perëndimor të Gazës dhe Khan Younis “menjëherë”, thotë një zëdhënës i ushtrisë izraelite (IDF) në X.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ai kishte urdhëruar sulmet për shkak të mungesës së përparimit në bisedimet e vazhdueshme për zgjatjen e armëpushimit. Ai akuzoi Hamasin për “refuzim të përsëritur për të liruar pengjet tanë” dhe për refuzimin e propozimeve nga i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

“Izraeli, që tani e tutje, do të veprojë kundër Hamasit me fuqi ushtarake në rritje”, thuhet në një deklaratë. Zyrtarët thanë pritej të zgjerohej në të gjithë vendin.

Hamasi tha se sulmet e reja ajrore të Izraelit shkelën armëpushimin e tyre dhe kanë vënë në rrezik fatin e pengjeve. Një zyrtar i lartë i Hamasit u shpreh se vendimi i Netanyahut për të nisur sulme të gjera në Rripin e Gazës përbënte një “dënim me vdekje” për pengjet e mbetura të mbajtura atje.

Izzat al-Rishek, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, akuzoi sot Netanyahun për rifillimin e luftës në përpjekje për të shpëtuar koalicionin e tij qeverisës të ekstremit të djathtë.

Ambasadori i Izraelit në OKB është zotuar se sulmet do të vazhdojnë, duke thënë se: “Asgjë nuk do të na ndalojë të luftojmë për të çliruar pengjet tona që janë mbajtur në robëri brutale të Hamasit për 527 ditë, ne nuk do të tregojmë mëshirë kundër armiqve tanë, ndërsa pengjet tanë lëngojnë në tunelet e terrorit”./E.T

Lexo edhe :  Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez, policia arreston 98 persona

Të fundit

“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje...

Merr fund telenovela, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë...

Mjeku nga Shkupi tregon tmerrin që përjetuan ditën e tragjedisë në Maqedoni

Lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut me 59 humbje jete, në emisionin “People” ishte i ftuar Xhunejd Ademi,...

Ulin kolesterolin, tre ushqime të lira dhe të shijshme që duhet të konsumoni

Të pasura me fibra, proteina, hekur dhe magnez, fasulet dhe thjerrëzat janë ndër ushqimet më ushqyese dhe të gjithanshme. Fasulet përshtaten lehtësisht në një sërë...

Si mund të prekin tarifat doganore edhe Shqipërinë

Në kontekstin edhe të një “lufte” tregtare mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, e ardhmja ekonomike po bëhet e pasigurt, ndërsa frika e një stuhie...

Lajme të tjera

Web TV