Transportuan drejt Italisë një foshnje në qese plastike për ta shitur, arrestohet çifti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një çift maroken u arrestua në Torino me akuzën se sollën në vend një vajzë të porsalindur dhe më pas tentuan ta shisnin.

Hyrja e foshnjës në Itali nuk ishte regjistruar dhe, sipas shtypit, gjatë gjithë udhëtimit me varkë nga Maroku, vajza e vogël ka mbetur brenda një qese plastike, e cila i rrezikoi jetën dhe i shkaktoi vuajtje dhe dobësi të madhe.

Dy shtetas të tjerë marokenë me banim në Itali u arrestuan me akuzën e bashkëpunimit. Policia e gjeti vajzën e vogël në shtëpinë e tyre, ku siç pretendonin e kishin “strehuar përkohësisht”. Operacioni i policisë italiane u quajt “Save the baby” dhe në këtë fazë po punohet për të gjetur në Marok nënën biologjike të fëmijës që sipas informacioneve të deritanishme ka lindur gushtin e kaluar./E.T

Të fundit

“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje...

Merr fund telenovela, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë...

Mjeku nga Shkupi tregon tmerrin që përjetuan ditën e tragjedisë në Maqedoni

Lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut me 59 humbje jete, në emisionin “People” ishte i ftuar Xhunejd Ademi,...

Ulin kolesterolin, tre ushqime të lira dhe të shijshme që duhet të konsumoni

Të pasura me fibra, proteina, hekur dhe magnez, fasulet dhe thjerrëzat janë ndër ushqimet më ushqyese dhe të gjithanshme. Fasulet përshtaten lehtësisht në një sërë...

Si mund të prekin tarifat doganore edhe Shqipërinë

Në kontekstin edhe të një “lufte” tregtare mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, e ardhmja ekonomike po bëhet e pasigurt, ndërsa frika e një stuhie...

Lajme të tjera

Web TV