Conor McGregor takon Donald Trump, “plas sherri” në Irlandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liderët politikë të Irlandës kanë deklaruar se Conor McGregor nuk përfaqëson vendin, pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë për një takim me presidentin amerikan Donald Trump me rastin e Ditës së Shën Patrikut.

McGregor, i shoqëruar nga partnerja dhe katër fëmijët e tij, vlerësoi etikën e punës së Trump si “frymëzuese” dhe premtoi të ngrinte çështjet e emigracionit në Irlandë. Trump e vlerësoi McGregor si një “punëtor fantastik”.

Javën e kaluar, gjatë një takimi me kryeministrin irlandez Micheál Martin, presidenti amerikan lavdëroi tatuazhet e McGregor. Luftëtari i MMA mori gjithashtu pjesë në inaugurimin e Trump në janar.

Megjithatë, McGregor është një figurë kontroverse. Në vitin 2024, një grua që e akuzoi për dhunë seksuale fitoi një proces gjyqësor kundër tij, duke e detyruar atë të paguajë mbi 248 000 euro dëmshpërblim.

Conor McGregor takon Donald Trump, “plas sherri” në

Gjatë konferencës së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, McGregor akuzoi qeverinë irlandeze se kishte “braktisur” zërave të popullit dhe kritikoi politikat e emigracionit. Ai deklaroi se “paratë tona po shpenzohen për çështje të huaja që nuk kanë lidhje me popullin irlandez”.

Deklaratat e tij hasën kundërshtime nga liderët irlandezë. Kryeministri Martin e kritikoi McGregor duke thënë se “fjalët e tij nuk pasqyrojnë frymën e Ditës së Shën Patrikut apo vlerat e popullit irlandez”. Edhe zv.kryeministri Simon Harris u distancua nga deklaratat e tij, duke theksuar se McGregor nuk flet në emër të Irlandës dhe nuk ka mandat për këtë.

Deputeti Matthew O’Toole nga Partia Socialdemokrate dhe Laburiste (SDLP) e quajti paraqitjen e McGregor në Shtëpinë e Bardhë “një fyerje për Irlandën” dhe “depresionuese”.

Gjatë vizitës së tij, McGregor u fotografua gjithashtu me Elon Musk, i cili është një nga mbështetësit kryesorë të Trump dhe po udhëheq përpjekjet për të reduktuar madhësinë e qeverisë federale amerikane./E.T

Të fundit

Mbetet e hapur lufta për titull në Serie A, Napoli mposht Milanin në “Maradona Stadium”

Napoli i Antonio Contes, triumfoi me rezultatin 2 me 1 ndaj Milanit, në supersfidën e vlefshme për javën e...

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh. Vendi...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV