Homazhet për babain e Thaçit/ Spiropali: Lamtumirë atit të atit të pavarësisë së Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ishte sot e pranishmë në homazhet që po zhvillohen për ndarjen nga jeta të babait të e Hashim Thaçit.

Ajo tha se Haxhi Thaçi ishte një atdhetar i madh.

‘Haxhi Thaçi, është shembulli sesi një njeri i thjeshtë mund të  bëhet një atdhetar i madh. Kjo është e mundur kur urtësia, njerëzillëku, ndershmëria, lidhjet e forta me njerëzit dhe përkushtimi i përditshëm i një burri që duket i zakonshëm, shumëfishohen, ndriçojnë dhe frymëzojnë përkushtimin dhe sakrificat për atdheun, për kombin.  Përkujdesja prindërore, edukata patriotike, devocioni i këtij plaku që u udhëhoq gjithë jetën nga fryma e së drejtës dhe frymëzimi prej lirisë, i dhanë Kosovës një komandant e luftëtar, një udhëheqës vizionar, Kryeministrin e parë e pastaj edhe Presidentin e Kosovës së pavarur. Faleminderit, burrit dhe patriotit Haxhi Thaçi, që na dhe Hashim Haxhi Thaçin, udhëheqësin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e së cilës, me mbështetjen e popullit të vet, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, e ka bërë Kosovën prej 26 vjetësh një shtet të lirë dhe prej 17 vjetësh një shtet të pavarur.

Nuk i bën nder askujt, përveçse armiqve të lirisë, fakti që Hashim Thaçi dhe udhëheqësit kryesorë të UCK-së janë sot në “shtatë penxheret” e Hagës. Si viktima të një drejtësie që po bëhet përditë e më tepër një iluzion dhe përditë e më tepër po shkallmon vlerat, parimet dhe standartet ndërkombëtare të drejtësisë dhe injoron e margjinalizon institucionet sovrane të shtetit të lirë e sovran të Kosovës. Baca Haxhi, në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim ne të gjithë, nga Shqipëria dhe gjithë shqiptaria. Të qoftë i lehtë dheu i Burojës, dheu i Skënderajt, dheu i Kosovës’, tha ajo./E.T

Të fundit

Ulqinakët kërkojnë anulimin e tenderit për dhënien me qira të plazheve

Qiramarrësit e deritanishëm të plazheve të Ulqinit kërkojnë anulimin e tenderit që e fitoi një investitor i huaj, i...

A mund të bëhet BE-ja superfuqi ushtarake?

Vetëm dy javë pas një samiti të Bashkimit Evropian ku udhëheqësit e bllokut u zotuan t’i shpenzojnë miliarda në mbrojtje në “një moment të...

Nën akuzë për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku i Stambollit

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në kuadër të një hetimi për korrupsion. Sipas raporteve...

Vrau 410 njerëz në një ditë, Netanjahu: Ky është vetëm fillimi

Izraeli ka "rifilluar me forcë të plotë luftimet" kundër Hamasit në Rripin e Gazës, tha të martën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Në një konferencë për...

Euro nuk lëviz, monedhat e tjera në rënie/ Kursi i këmbimit, 19 Mars 2025

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 99 lekë në blerje dhe 99.7 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Lajme të tjera

Web TV