Të ndarë prej kohësh ‘de facto’, Nora Gega dhe Blendi Klosi firmosin divorcin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nora Gega dhe Blendi Klosi, deputet i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre edhe ligjërisht.

Çifti kishte shumë kohë që nuk jetonin bashkë, por zyrtarisht rezultonin të martuar. Tanimë edhe ‘de jure’ mes tyre ka marrë fund.

Kërkesa për divorc është depozituar në gjykatë në muajin Tetor 2024 nga Nora Klosi, bashkëshortja e Blendit, Divorc i cili është pranuar dhe nga gjykata e Tiranës.

Vendimi për divorcin e çiftit është marrë një ditë para Shën Valentinit, në 13 shkurt 2025 nga gjyqtari Artan Çupi, i cili ka miratuar një deklaratë noteriale të çiftit Klosi, ku burrë e grua jepnin pëlqimin për dhënien fund të martesës së tyre.

Në vitin 2007, Blendi Klosi u martua me Nora Klosin alias Gega, ku nga kjo martesë sollën në jetë dy fëmijë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranë në muajin Tetor 2024 çifti Klosi kishte nënshkruar një marrëveshje noteriale, ku binin dakord të divorcoheshin, por njëkohësisht vendosnin dhe kriteret detyruese për fëmijët e tyre të mitur./    SM

Të fundit

Divjakë, humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Burimet...

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët. Kreu i qeverisë njoftoi...

Shkodra liron trotuaret, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët. Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret...

Alarm në Izrael, Benjamin Netanyahu helmohet nga ushqimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është helmuar nga ushqimi. Kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Kryeministrit të Izraelit. Netanyahu do të vazhdojë të kryejë...

Indonezi/ Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

Një anije me 280 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët, në provincën e Sulawesit Verior, në Indonezi. Të paktën tre persona vdiqën, sipas raporteve...

Lajme të tjera

Web TV