Qeni më i shtrenjtë në botë shitet mbi 5 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kafshë e rrallë, gjysmë ujk dhe gjysmë qen, është shitur për një shumë rekord prej 4.4 milionë paundësh, ose 5,3 milionë euro. Ky qen unik, i quajtur Cadabomb Okami, është një kryqëzim midis një ujku të vërtetë dhe një Caucasian Shepherd.

Blerësi është S. Sathish, një indian i pasoionuar pas qenve dhe pronar i mbi 150 racave të ndryshme në Bengaluru, Indi. Ai shpenzoi plot 500 milionë rupi për të marrë këtë qen të jashtëzakonshëm, të cilin e bleu përmes një ndërmjetësi nga SHBA.

Qeni më i shtrenjtë në botë shitet mbi 5 milionë euro

Okami është vetëm tetë muajsh, por peshon 75 kg dhe ka një lartësi prej mbi 76 cm. Sipas Sathish, ky qen është unik dhe nuk është shitur më parë askund në botë. Ai shpjegoi se është i pasionuar pas qenve të veçantë dhe dëshiron t’i prezantojë në Indi.

Ky qen i jashtëzakonshëm tashmë ka bërë bujë në Karnataka, ku është shfaqur në disa evente madhështore, përfshirë premiera filmash. Një video e tij duke ecur në tapetin e kuq ka marrë gati 3 milionë shikime online.

Qeni më i shtrenjtë në botë shitet mbi 5 milionë euro

Sathish, i cili më parë merrej me mbarështimin e qenve, tani fiton shuma të mëdha vetëm duke i ekspozuar në evente publike. Ai mund të fitojë nga 2200 paund për 30 minuta deri në 9000 paund për pesë orë, vetëm duke marrë pjesë në ngjarje me qentë e tij./E.T

Të fundit

Arrestimi i rivalit të Erdogan, lira turke pëson rënie rekord brenda orësh

Lira e Turqisë ra deri në 12.7% dhe arriti një nivel të ri të ulët historik prej 42 për dollar të...

A është partia e Berishës tani në një linjë me të djathtën filo-naziste gjermane?

Në kërkim të dëshpëruar për një mbështetje ndërkombëtare që i mungon, Partia Demokratike, e rikthyer nën kontrollin e Sali Berishës, kërkon aleatë kudo, pa...

Fillon mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri

TikTok-u ka filluar të mos ketë më akses në rrjetet "mobile". Ndërkohë që në ditët në vijim pritet vazhdimi i operacionit të mbylljes së TikTok-ut...

Sa lloje agjërimesh ka? Përveç Ramazanit a ka agjërime të tjera në Islam?

Në Kuranin Famëlartë dhe në hadithe përmenden disa lloje agjërimesh, ndër të cilat disa agjërime janë të obliguara, kurse disa të tjera jo e...

TURIST NË LESKOVIK

Nga Mitro Çela  Ja dhe Leskoviku. Një “pëllëmbë” qytet. I pastër. Shtëpi dhe ndërtesa tre kate, nga epoka e Enverit: gur dhe tulla. Disa të rrënuara: plagë të...

Lajme të tjera

Web TV