Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok.
7-vjeçarja po bënte një sfidë që ajo kishte parë në TikTok dhe YouTube, ku njerëzit vendosin një kub të bërë prej gome me një mbushje me polivinil alkool në frigorifer dhe më pas e vendosin në mikrovalë për disa sekonda për ta bërë më të lakueshëm.
Eksperimenti në dukje i padëmshëm shkoi keq pasi lodra xhelatinoze shpërtheu, duke djegur fytyrën dhe kraharorin e vogëlushes. Prindërit dëgjuan britmat e dhimbshme të 7-vjeçares dhe vrapuan që ta ndihmonin. Babai dhe nëna e saj, Amanda Blankenship e çuan vajzën e tyre në Spitalin e Fëmijëve. Ajo ishte në aq shumë agoni saqë ishte ende duke bërtitur nga dhimbja edhe pas mbërritjes.
Mediat e huaja shkruajnë se pas mbërritjes në spital, mjekët e vendosën Scarlett-in në një koma të induktuar ku ajo qëndroi për tre ditë sepse ata ishin të shqetësuar se djegiet në gojën e saj do të shkaktonin fryrjen dhe mbylljen e rrugëve të saj të frymëmarrjes.
Ndërkohë, TikTok paralajmëron në faqen e tij se platforma nuk lejon shfaqjen ose promovimin e aktiviteteve dhe sfidave të rrezikshme apo dhunës, por raste të tilla nuk kanë qenë të pakta. Platforma po mbyllet përfundimisht në Shqipëri, teksa një diskutim i tillë u bë edhe në Shtetet e Bashkuara./ S,M