‘Lista e PD, me besnikë të Berishës’, Açka: I duhen ushtarë kazerme me pushkë të nxehta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Flutura Açka, në një intervistë televizive, ka shpjeguar arsyet e tërheqjes së saj nga politika, duke kritikuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

Në lidhje me tërheqjen e saj nga politika, Açka theksoi se ishte një vendim personal, por kritikoi gjendjen e Partisë Demokratike, duke u shprehur se e djathta është më e përçarë se kurrë.

“PD dhe e djathta në përgjithësi po varaviten në një ligati, që jo vetëm nuk u përpoqëm ta bënim të performonte më mirë, por e ndotëm dhe e copëtuam edhe më shumë,” u shpreh ajo.

Sa i përket listës së kandidatëve të Sali Berishës, Açka tha se nuk kishte pritur ndonjë risi, duke argumentuar se ajo është e mbushur me besnikët e tij.

“Berishës i duhen ‘pushkë të nxehta’ dhe njerëz besnikë që të jenë një lloj armate për të. Të jesh besnik i Berishës sot, kur shqiptarët përballen me sfida të shumta, është një çështje që duhet analizuar më thellë,” përfundoi Açka./   S,M

Të fundit

Deklarata e plotë e Shtëpisë së Bardhë! Çfarë i premtoi Trump, presidentit rus!

Ja deklarata e plotë nga Shtëpia e Bardhë pas telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. "Sot, Presidenti Trump dhe...

Ekstradimi i Lul Berishës/ I shumëkërkuari mbërrin në Rinas

Ish-kreu i bandës së durrsit, Lulzim Berisha u ekstradua nën masa të rrepta sigurie nga Interpol Madridi në Rinas mbrëmjen e 18 marsit. Sipas...

40% e shqiptarëve me arsim të lartë në emigrim

Emigrimi i punëtorëve me arsim të lartë drejt vendeve europiane shihet me shqetësim në raportin e fundit të Bankës Botërorë. Në raportin e vjeshtës...

“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje në një intervistë për Report...

Merr fund telenovela, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë...

Lajme të tjera

Web TV