SHBA, gjykatësi bllokon veprimet për mbylljen e USAID-it: Musk po shkel Kushtetutën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatës federal në SHBA i ka bllokuar administratës Trump ndërmarrjen e çdo hapi të mëtejshëm drejt mbylljes së Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Në vendimin e tij, gjykatësi Theodore Chuang thekson se përpjekjet e Departamentit për Efiçencën e Qeverisë (Doge), për të shpërbërë  agjencinë ka të ngjarë të shkelin kushtetutën e SHBA “në shumë mënyra”.

Chuang urdhëroi që DOGE i drejtuar nga aleati i Trump, Elon Musk, të rikthejë qasjen tek kompjuterët dhe sistemet e pagesave të USAID-it për punonjësit me kontratë të agjencisë, përfshirë ata që u pezulluan në fund të shkurtit. Chuang po ashtu del në përfundimin se largimi i punonjësve të USAID-it duhet të ndalet, por nuk urdhëroi rikthimin e punonjësve të pezulluar.

Vendimi erdhi në kuadrin e një padite të ngritur nga 26 punonjës të USAID-it, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Ata pretendojnë në dosjen gjyqësore se Musk po ndjek “një model të parashikueshëm dhe të pamatur ” në çmontimin e departamenteve të qeverisë amerikane.

Në ankesën e depozituar, avokatët e punonjësve argumentojnë se pushteti i Musk është i paligjshëm – pasi ai nuk është nominuar zyrtarisht në një post qeveritar dhe as nuk është konfirmuar nga Senati i SHBA – ndërsa kërkohet po ashtu që aktivitetet e Doge të ndërpriten dhe të anulohen.

Administrata Trump anuloi më herët mbi 80 për qind të programeve të USAID pas një procesi rishikimi gjashtë-javor. Mijëra punonjës të USAID-it u pezulluan, apo u pushuan nga puna, po kështu u ndërprenë kontrata. Shumica e atyre që janë pezulluar, nuk pritet të rikthehen në detyrë./k.k

Të fundit

Osmani pas takimit me liderët: Diskutuam pasojat e Kosovës nga lëmshi i Kuvendit

Pas takimit me liderët politikë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani është shprehur se diskutimet e...

Një tjetër tërmet godet Turqinë qëndrore, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet 5.2 ballë ka goditur Turqinë qëndrore! Epiqendra e tërmetit u shënua në zonën e Kulu të Konyas me një thellësi prej 18.73...

Avionë 400 miliardë $ nga Katari, polemika në SHBA: Trump ka konflikt interesi

Gatishmëria e presidentit amerikan Donald Trump për të pranuar një avion prej 400 milion dollarësh nga Katari, ku ndaloi si pjesë e një vizite3...

Kim Kardashian fal të akuzuarin për organizimin e grabitjes së saj

Kim Kardashian, në një gjykatë në Paris, ka rrëfyer momentet tronditëse të grabitjes së armatosur në vitin 2016, gjatë së cilës ajo mendonte se...

Shansi i madh që humbëm më 11 maj

Nga Afrim Krasniqi Votimet mbaruan duke konfirmuar hendekun në sondazhe, - mazhoranca fitoi mandatin e katërt dhe për paradoks, më me shumë mandate sesa të...

Lajme të tjera

Web TV