Nga Elbasani, nis rrokullisja e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Jo nga Tirana, as nga Fieri e Vlora, por nga Elbasani, në 11 Maj nis rrokullisja e PD. Nis tatëpjeta e madhe e cila do ti japë Edi Ramës 3 deputetë plus atyre që ka marrë mandatin e kaluar. Dhe kjo natyrisht për të vetmen arsye, pasi Elbasani është  afro 70 per qind i majtë, dhe se PD në atë qytet nuk ka fituar asnjëherë shumicën. Kjo ka ndodhur në afro 12 palë zgjdhjet e fundit vendore dhe qendrore. Ishte viti 2013, kur Edi Rama deklaroi nga Elbasani se “ky qytet do të rilindë me Partinë Socialiste”. Kishte edhe mosbesues, por shumica, madje edhe demokratët e mbetur, kishin besimin tek ai. Dhe ndodhi ajo që u premtua. Elbasanit sot është qyteti i dytë pas Tiranës për investime, për rritjen e biznesit, rritjen e numrit të nxënësve që shkojnë në shkolla, numrin e studenteve, rritjen e kultivimin e kulturave bujqesore, rritjen dhe zhvillimin cilësor të artit, kulturës, turizmit dhe sportit. Gledian Llatja kryetari Bashkisë, ka staf të mrekullueshëm. Ai sot menaxhon një bashki të madhe që nis nga Gjinari, Labinoti Mal, Graceni dhe shtrihet deri lart në Funarin piktoresk. Stafi dhe ekipi i bashkisë, bëjnë çdo ditë të pamundurën për pastrimin, higjenizimin, investimet, promovimin, dhe rritjen e interesit për pikat dhe resurset turistike të zonës, por edhe zgjerimin e Partisë Socialiste. Glediani i shërben çdo qytetari, dhe nuk ka dallime partiake, politike , dhe kjo natyrisht i ka rritur atij popullaritetin. Glediani e ka mandatin e dytë, nderkohë që qyteti ka rritur gamën e investimeve, dhe interesimin e jabanxhinjve për të jetuar atje.

Falë interesimit të Gledianit, bazuar në premtimin e kryeministrit Rama, Elbasani po përfundon me sukses investimin madhor për “Ujë 24 Orë”. Qyteti po perjeton epokën e investimeve. Rritja e tyre, kujdesi ndaj qytetarit dhe veçanarisht moshës së tretë, ka rritur në Elbasan, mbështetjen ndaj Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Qytetarët në Elbasan, nuk harrojnë kollaj tmerrin e 1997, kur bandat bënin ligjin mes qytetit, lagjeve dhe akseve rrugore. Sundimi i ligjit mbetet sfida e çdo dite për policinë e qarkut atje. Edi Rama nuk e harron Elbasanin. Vajtjet e shpeshta në Elbasan lidhen më shumë edhe me investimet në infrastrukturë, arsim, sport, kulturë, etj. Sondazhet e fundit e rendisin Elbasanin ndër qytetet që voton masivisht për të majtën. Partia Demokratike në Elbasan, mbetet thuajse inekzistente. E ndarë në 3-4 pjesë, dega e asaj partie në Elbasan, mbetet e pafuqishme të ndikojë për votën e 11 Majit. Nga Elbasani nis në 11 Maj rrokullisja e madhe e opozitës aktuale. Berisha e di fare mirë se, në 11 Maj nuk merr dot shumicën e votave nga shqiptarët, nuk mer dot pushtet  nga Edi Rama që ka me çfarë të mburret, ndaj dhe organizoi dështimin e primareve, për të gjetur shkakun e duhur pas humbjes së rradhës. Ai i ka gati “armiqtë dhe tradhëtarët”, duke e nisur nga Dash Sula. Ndoshta humbjes së Elbasanit, do ti vërë pikërisht emrin e “Dashit”, për ti njollosur emrin, njëkohosisht dhe për të mbrojtur postin e kryetarit partisë pas 11 Majit. Emrat e “tradhëtarëve”, do të jenë refreni i çdo deklarate shtypi pas humbjes që e pret PD.

Të fundit

”Forbes”: Pse duhet ta planifikoni Shqipërinë për pushimet tuaja?

Për dekada të tëra, Mesdheu ka qenë duke ju propozuar të njëjtat destinacione të arta, por tashmë të vjetruara...

Ilir Meta u dogj se s’pranoi të dorëzohej si Fatos Nano, do zhduket nga politika!

Teksa politika shqiptare ndodhet në një ndër periudhat më të turbullta dhe të papritura të dekadës së fundit, konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred...

Njerëzit e “marrosur” pas kukullave Labubu/Kompania kineze kap shifrën rekord të fitimeve

“Vala” globale e çmendurisë për kukullat Labubu, krijesa të vogla, me pamje të çuditshme dhe dhëmbë të mprehtë, po i sjell përfitime rekord kompanisë...

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

Mero Baze Dorëheqjet e zyrtarëve të bashkive socialiste në gjithë Shqipërinë janë pjesë e një aksioni politik të kryeministrit, por nuk janë as detyrim ligjor...

“Lufta” kundër qumështit e djathit/ Po ato kontenjerët me drogë që zhdoganohen si banane?

Myslim Murrizi ka komentuar aksionin e radhës të mazhorancës, këtë radhë kundër qumështit dhe bulmetit pa faturë. Ai thotë se përpara se të bëhet kjo...

Lajme të tjera

Web TV