Si Erdogan “hoqi qafe” rivalin më të madh politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dyshime për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist. Këto janë pretendimet mbi bazën e të cilave autoritetet turke arrestuan rivalin më të madh politik të Recep Tayyip Erdogan, kryetarin e njohur të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Arrestimi i bujshëm vjen në një kohë kur shumë figura opozitare janë ndaluar në gjithë vendin, gjë që është cilësuar nga shumë si përpjekje e politizuar për t’i heshtur kundërshtarët. Për opozitën nuk ka asnjë dyshim mbi prapaskenat e një lëvizjeje të tillë:

Ajo e cilësoi prangosjen e Imamoglu-së si “tentativë për puç kundër presidentit tonë të ardhshëm”. Qeveria e Erdoganit i hodhi poshtë kritikat  duke thënë se gjyqësori është i pavarur.

54-vjeçari Imamoglu, aktualisht kryesonte në sondazhet e opinionit në Turqinë. Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), ishte në prag ta shpallte Imamoglun kandidat për president për ta sfiduar Erdoganit, i cili ka udhëhequr Turqinë për më shumë se dy dekada.

Zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar për vitin 2028, por Erdogan e ka arritur kufirin e lejuar prej dy mandatesh si president, pasi më parë ka shërbyer si kryeministër.

Nëse dëshiron të garojë përsëri për president, ai duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe të pretendojë se nuk e ka përfunduar mandatin e tij të dytë, ose i duhet ta ndryshojë Kushtetutën.

Imamoglu është duke u hetuar për dy raste të vecanta që përfshijnë ndër të tjera akuza për drejtimin e një organizate kriminale, ryshfet dhe manipulim në tendera./k.k

Të fundit

Arrestimi i rivalit të Erdogan, lira turke pëson rënie rekord brenda orësh

Lira e Turqisë ra deri në 12.7% dhe arriti një nivel të ri të ulët historik prej 42 për dollar të...

A është partia e Berishës tani në një linjë me të djathtën filo-naziste gjermane?

Në kërkim të dëshpëruar për një mbështetje ndërkombëtare që i mungon, Partia Demokratike, e rikthyer nën kontrollin e Sali Berishës, kërkon aleatë kudo, pa...

Fillon mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri

TikTok-u ka filluar të mos ketë më akses në rrjetet "mobile". Ndërkohë që në ditët në vijim pritet vazhdimi i operacionit të mbylljes së TikTok-ut...

Sa lloje agjërimesh ka? Përveç Ramazanit a ka agjërime të tjera në Islam?

Në Kuranin Famëlartë dhe në hadithe përmenden disa lloje agjërimesh, ndër të cilat disa agjërime janë të obliguara, kurse disa të tjera jo e...

TURIST NË LESKOVIK

Nga Mitro Çela  Ja dhe Leskoviku. Një “pëllëmbë” qytet. I pastër. Shtëpi dhe ndërtesa tre kate, nga epoka e Enverit: gur dhe tulla. Disa të rrënuara: plagë të...

Lajme të tjera

Web TV