Të moshuarit e vetmuar, 1400 pensionistë në Korçë kanë nevojë për përkujdesje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigracioni jashtë vendit, zhvendosja në kryeqytet apo qytetet e tjera të mëdha dhe plakja e popullsisë kanë bërë që numri i të moshuarve të vetmuar në Korçë të vijë duke u rritur.

Rreth 1400 persona të moshës së tretë në nevojë për përkujdesje u evidentuan vitin e kaluar nga Këshilli i Qarkut në bashkitë Korçë, Maliq dhe Pogradec.  Nevojat e adresuara prej tyre përfshijnë shërbime nga më baziket si pazare ushqimore, plotësim dokumentacioni në e-albania, e deri tek shërbimi i mjekut apo kujdesi psikosocial.

Nga asistenca e punonjësve sociale në këto qendra, ne kaluam tek asistenca në shtëpi. Punonjësit socialë evidentojnë kushtet në të cilat jetojnë të moshuarit dhe më pas në varësi të preferencave që ofrojnë të moshuarit ne ofrojmë shërbime të karakterit psiko social, asistencë për nevoja të ndryshme si blerjet e ushqimeve, njoftimi i mjekut etj.”, shprehet Erion Nexhipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Korçë.

Juglindja është një prej qarqeve  ku numri i të moshuarve të vetmuar me nevojë për përkujdesje është i konsiderueshëm.

Nevojat për këto shërbime janë të mëdha dhe po punojmë për të sinkronizuar punën mes organizatave dhe institucioneve për këto shërbime. Nevojat nisin nga më jetiket si ushqimi dhe higjena deri tek nevoja për përfshirje sociale”, shton ai.

Trendet e emigracionit jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e tjera rritin nevojën për më shumë shërbime sociale sidomos për moshën e tretë ndaj Këshilli i Qarkut të Korçës është duke punuar me të 6 bashkitë për hartimin e Planit Rajonal Social për të unifikuar shërbimet dhe aplikuar politika mbështetëse për këtë kategori.

Të fundit

Arrestimi i rivalit të Erdogan, lira turke pëson rënie rekord brenda orësh

Lira e Turqisë ra deri në 12.7% dhe arriti një nivel të ri të ulët historik prej 42 për dollar të...

A është partia e Berishës tani në një linjë me të djathtën filo-naziste gjermane?

Në kërkim të dëshpëruar për një mbështetje ndërkombëtare që i mungon, Partia Demokratike, e rikthyer nën kontrollin e Sali Berishës, kërkon aleatë kudo, pa...

Fillon mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri

TikTok-u ka filluar të mos ketë më akses në rrjetet "mobile". Ndërkohë që në ditët në vijim pritet vazhdimi i operacionit të mbylljes së TikTok-ut...

Sa lloje agjërimesh ka? Përveç Ramazanit a ka agjërime të tjera në Islam?

Në Kuranin Famëlartë dhe në hadithe përmenden disa lloje agjërimesh, ndër të cilat disa agjërime janë të obliguara, kurse disa të tjera jo e...

TURIST NË LESKOVIK

Nga Mitro Çela  Ja dhe Leskoviku. Një “pëllëmbë” qytet. I pastër. Shtëpi dhe ndërtesa tre kate, nga epoka e Enverit: gur dhe tulla. Disa të rrënuara: plagë të...

Lajme të tjera

Web TV