Wembley “flet” shqip, priten 20 mijë tifozë kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në “Wembley”, Angli-Shqipëri, sfida e parë për këtë fushatë kualfikuesesh, pritet të zhvillohet në një atmosferë fantastike, kjo për vetë faktin se stadiumi mitik do të jetë me kapacitet të plotë, 87 mijë të pranishëm, aq sa është edhe kapaciteti zyrtar i lejuar nga UEFA. Bileta për këtë takim kanë “avulluar” prej kohësh, me stadiumin që është “Sold Out”.

Aaaaaaaaa

Zyrtarisht në Wembley do të jenë të pranishëm 5600 tifozë shqiptar, aq sa i takojnë FSHF-së, por ky numër duke iu referuar edhe mediave angleze pritet të jetë shumë herë më i madh, kjo pasi shqiptarët e shumë të jetojnë në Lodër dhe Angli, kanë pasur akses të blejnë bileta në sektorë të ndryshëm të stadiumit. Sipas mediave në ishull më 21 mars në Wembley pritet të jenë afro 20 mijë tifozë shqiptar.

Tkz

Për herë të parë pas 21 vitesh, zyrtarisht nuk do të ketë më grupime, apo bileta të rezervuara, si në rastin e TKZ, vendim ky që nuk u pritet mirë nga ky grupim, duke e konsideruar hakmarrje ndaj tyre, për qëndrimet që ky grupim ka mbajtur së fundmi.

Fshf 2

Ky ndryshim nga FSHF vjen në një kohë kur kërkesat për të parë “live” ekipin përfaqësues është rritur jashtëzakonisht shumë. Ky sistem, sipas FSHF-së, është vendosur për të garantuar një proces të hapur dhe të drejtë, ku çdo tifoz ka mundësi të barabartë për të qenë pjesë e mbështetjes së Kombëtares. Ky vendim nuk synon përjashtimin e askujt, por përkundrazi, garantimin e mundësisë për të gjithë tifozët që duan të jenë pjesë e spektaklit të Kombëtares, sqaron FSHF në reagimin për mediat./e.t

Të fundit

Arrestimi i rivalit të Erdogan, lira turke pëson rënie rekord brenda orësh

Lira e Turqisë ra deri në 12.7% dhe arriti një nivel të ri të ulët historik prej 42 për dollar të...

A është partia e Berishës tani në një linjë me të djathtën filo-naziste gjermane?

Në kërkim të dëshpëruar për një mbështetje ndërkombëtare që i mungon, Partia Demokratike, e rikthyer nën kontrollin e Sali Berishës, kërkon aleatë kudo, pa...

Fillon mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri

TikTok-u ka filluar të mos ketë më akses në rrjetet "mobile". Ndërkohë që në ditët në vijim pritet vazhdimi i operacionit të mbylljes së TikTok-ut...

Sa lloje agjërimesh ka? Përveç Ramazanit a ka agjërime të tjera në Islam?

Në Kuranin Famëlartë dhe në hadithe përmenden disa lloje agjërimesh, ndër të cilat disa agjërime janë të obliguara, kurse disa të tjera jo e...

TURIST NË LESKOVIK

Nga Mitro Çela  Ja dhe Leskoviku. Një “pëllëmbë” qytet. I pastër. Shtëpi dhe ndërtesa tre kate, nga epoka e Enverit: gur dhe tulla. Disa të rrënuara: plagë të...

Lajme të tjera

Web TV