Inxhinieri elektronik Besmir Semanaj, në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, tha se VPN është e ligjshme të përdoret, por rrezikohen të dhënat personale. Sipas tij, një ditë pas dhënies së vendimit për të mbyllur TikTok, vetëm një kompani VPN-je ka deklaruar një rritje prej 1200 përqindësh instalime nga Shqipëria.
Me vendimin e qeverisë për të mbyllë TikTok, përdoruesit synojnë ‘zgjidhje’ alternative si VPN. Por sa e sigurt është përdorimi i këtij mjeti?
Inxhinieri elektronik Besmir Semanaj, në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, tha se VPN është e ligjshme të përdoret, por rrezikohen të dhënat personale.
“Patjetër që është e ligjshme VPN. Pjesa më e madhe e qytetarëve përdorin VPN për të aksesuar shërbimet e tyre që mund të jenë në shtete të ndryshme. Ka probleme. Nëse nuk instalojmë një VPN të sigurt, kuptohet që ka probleme se i gjithë trafiku juaj kalon nëpërmjet këtij aplikacioni për të shkuar te TikTok. VPN që përdoren në Shqipëri janë të njohura dhe nuk besoj se do të kenë probleme. Këshilloj qytetarët se nëse duan të përdorin një VPN të marrin një më shtrenjtë 10-15 dollarë në vit.”, u shpreh ai.
Sipas tij, një ditë pas dhënies së vendimit për të mbyllur TikTok, vetëm një kompani VPN-je ka deklaruar një rritje prej 1200 përqindësh instalime nga Shqipëria. Sipas tij, do të duhet kohë që të mbyllet TikTok.
“Vetëm njëra nga kompanitë e VPN deklaroi një rritje me 1200 për qind në instalimet në Shqipëri dhe ndodhi një ditë pas vendosjes së mbylljes.”, shtoi Semanaj./k.k