BB: Cilësia e arsimit të lartë në Shqipëri, e ulët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cilësia e arsimit të lartë në Shqipëri është e ulët. “Banka Botërore e rendit Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azinë Qëndrore.

Rajoni ECA ku bën pjesë edhe Shqipëria përballet me disa sfida si mungesa e financimit dhe kurrikulat e vjetëruara”.

Ndër shkaqet e cilësisë së dobët të arsimit të lartë janë edhe mungesa e infrastrukturës së duhur në universitete si dhe ndikimi i interesave politike dhe private mbi ekselencën akademike.

Banka Botërore rekomandon disa zgjidhje. Në raportin e Bankës Botërore vihet në pikëpyetje përparimi i brezave, pasi probabiliteti që fëmijët të jenë më të arsimuar se sa prindërit e tyre ka ardhur në rënie.

Cilësia e dobët e arsimit universitar paraqet kështu rrezik për perspektivat e rritjes afatgjatë të rajonit.

“Banka Botërore vlerëson se nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të përmirsuar cilësinë e arsimit dhe për të lidhur më mirë talentet me tregun e punës, atëhere vende si Shqipëria me të ardhura të mesme nuk do të mund të arrijnë statusin e vendeve me të ardhura të larta brenda një ose 2 brezave”, raporton gazetarja Halili.

Në mesin e shteteve më cilësi të ulët në arsim janë Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Armenia dhe Azerbajxhani./k.k

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV