Në Kuranin Famëlartë dhe në hadithe përmenden disa lloje agjërimesh, ndër të cilat disa agjërime janë të obliguara, kurse disa të tjera jo e që quhen agjërime nafile.
Agjërimet e obliguara
- Agjërimet e Ramazanit
- Agjërimet e zëvendësuara për ditët që nuk keni agjëruar dot gjatë Ramazanit
- Agjërimi për 3 ditë si shlyerje nëse shkel premtimin, në rast se nuk ke mundësi të ushqesh 10 të varfër ose t’u japësh veshmbathje.
- 60 ditë agjërimi pandërprerë si shlyerje për vrasje pa dashje, në qoftë se nuk i plotëson dot kushtet e tjera të përcaktuara. Por, personi i tillë së pari duhet t’i nënshtrohet ligjit të vendit për t’u gjykuar për fajin e kryer.
- 60 ditë agjërimi si shlyerje nëse e prish agjërimin me dashje duke kryer marrëdhëniet bashkëshortore.
- Agjërimi kur bën nijet për diçka të caktuar
- Agjërimi për Haxhin Temet’u ose për Haxhin Kiran
- Agjërimi si shlyerje nëse bën gjueti gjatë Ihramit
- Agjërimi si shlyerje nëse rruan kokën gjatë Ihramit
- 60 ditë agjërimi pandërprerë si shlyerje për tentimin për t’u ndarë nga gruaja duke i thënë “nënë”, përpara se t’i ribashkohet (i referohet një zakoni arab para Islamit, të quajtur “dhihar”).
Agjërimet nafile (jo të obliguara)
- 6 ditë agjërimi të ditëve të muajit Sheval
- Agjërimi i ditës së Ashurasë, pra të datës 10 Muharrem
- Agjërimi sikur agjërimi i Profetit Davud a.s., pra të agjërosh për një kohë shumë të gjatë duke agjëruar një ditë dhe duke mos agjëruar ditën tjetër.
- Agjërimi i ditës së Arafatit
- Agjërimi gjatë datave 13, 14 dhe 15 të çdo muaji islamik
- Agjërimi në ditën e hënë dhe në të enjte
Ditët kur nuk duhet të agjërosh
Ka disa ditë kur agjërimi është i ndaluar ose është i papëlqyer. Për shembull, nuk është e pëlqyer të agjërosh posaqërisht ditën e shtunë ose ditën e premte, ose të agjërosh ditën e Nevruzit, duke ndjekur zakonin e persianëve të lashtë etj..
Nuk duhet të agjërosh çdo ditë gjatë gjithë jetës. Po kështu, nuk duhet të agjërosh ditën e Bajramit dhe në ditët e teshrikut, pra më 11, 12 dhe 13 të muajit Dhul-hixhe./ S,M