Eksperti zviceran: Çmimet do rriten masivisht në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka njohur një rritje të dukshme të numrit të turistëve, por ky zhvillim nuk do të vijë pa pasoja. Sipas ekspertit zviceran të Ballkanit dhe operatorit të një agjencie turistike, Marco Wipfli, vendi pritet të përballet me një të ardhme të errët, ku çmimet do të rriten masivisht në vitet e ardhshme.

Në një intervistë për mediat gjermane, Wipfli shpjegoi se rritja e numrit të turistëve është kryesisht e lidhur me çmimet e ulëta të Shqipërisë, por ai parashikon se kjo mund të ndryshojë shpejt. Sipas tij, çmimet e akomodimit në jug të Shqipërisë, për shembull, do të rriten ndjeshëm. Apartamentet që në vitin 2023 kishin një çmim mesatar prej 25-30 eurosh për natë, tashmë do të shiten për 100-120 euro në muajt e verës të vitit 2024.

Përveç rritjes së çmimeve, Wipfli gjithashtu paralajmëroi për sfida të tjera, duke përfshirë problemet me infrastrukturën dhe mbrojtjen e mjedisit. Ndërtimi i një aeroporti të ri pranë lumit Vjosë, një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ka shkaktuar polemika, me ambientalistët që kundërshtojnë projektin./   S.M

Të fundit

Kompania ultimatum punonjësve/ Martohuni deri më 30 shtator, ose do të pushoheni nga puna

Punëtori ideal në prodhuesin kinez të kimikateve, sipas memorandumit të brendshëm, është punëtor, i virtytshëm dhe besnik. Dhe ndoshta...

Tirana pret për tre ditë ‘Automotive Fair Albania’,Rama: Bëhuni pjesë e adrenalinës

“Automotive Fair Albania” do të mbahet nga data 27-30 mars në Shqipëri. Aktiviteti do zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” dhe “Italia” në kryeqytet Tiranë- Java e...

Rama takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste, në zgjedhjet e 11 majit. I rrethuar nga strukturat socialiste dhe...

Poezia, forma e parë e shprehjes artistike… edhe e fundit

21 Marsi – Dita Botërore e Poezisë Nga Leonard Veizi "To be, or not to be, that is the question." "Të jesh a të mos jesh, kjo...

Si dënohej dhuna ndaj femrës në vitet ’20-të

Nga Dashnor Kaloçi Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman,...

Lajme të tjera

Web TV