Sekreti i lumturisë për 56% të njerëzve s’është as shëndeti dhe as familja/ Ja kush është

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të qenit i lumtur dhe i përmbushur në jetë ka rezultuar sipas studimit më të madh të realizuar ndonjëherë mbi këtë tematikë në Universitetin e Harvardit përgjatë 85 viteve lidhet me përkujdesjen e marrëdhënieve ndërpersonale.

Më qartësisht duhet ndërtuar një rreth miqësor e familjar i shëndetshëm dhe që zgjat në kohë për të mbërrirë lumturinë.

E megjithatë, kaq nuk mjafton për të qenë plotësisht të përmbushur. Për 56 % e disa qytetarëve francez,, një element shumë rëndësishëm luan një rol kyç në mirëqenien tonë.

A e bën paraja lumturinë?

Sipas një studimi të kryer nga VISA, lideri botëror i pagesave bankare në bashkëpunim me Ipsos me rastin e javës së edukimit financiar, paratë, në një mënyrë mund të sjellin lumturinë.

Sipas një analize të dhënash përmes një pyetësori të bazuar në një panel me 1000 persona të moshave 18-30 vjeçare, studimi zbuloi se 73% e brezit të ri dhe praktikisht e famshmja gjenerata “Gen-Z”, vendosnin pasurinë financiare në plan të pare të shqetësimeve dhe kujdesit të tyre.

Në këtë mënyrë arrijmë në rezultatin se kjo gjeneratë e re duket se është gjithnjë e më shumë e motivuar të punojë për të siguruar një të ardhme financiare të sigurt.

Nga ana tjetër, nga 56 % e njerëzve të marrë në pyetje sekreti i lumturisë konsistonte në zotërimin dhe pasurinë financiare. Po po e lexuat mirë…Pë ata , ky prioritet financiar tejkalon rëndësinë e mirëqenies emocionale edhe pse ajo përbën thelbin e lumturisë njerëzore. Duke u nisur nga ky konstatim, mund të besojmë doktrinën e famshme që thotë: “ Paraja e bën lumturinë”.

Një lumturi që nuk blihet.

Nga ky raport, një ambivalencë duket se vihet në dukje. Kuptojmë tashmë se për gjeneratën Z, pasuria kufizohet në dimensionin e thjeshtë financiar, ku disa njerëz e lidhnin pasurinë me situatën e tyre financiare me të pasurit të mira materiale dhe paga të larta, ku disa të tjerë gati 42 % e tyre të cilën e lidhnin pasurinë me kritere jo materiale siç mund të jenë marrëdhëniet njerëzore dhe afeksioni.

Lexo edhe :  Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Ky studim vuri në dukje një mënyrë të re të funksionuari: Duhet të punosh për të fituar paratë të cilat rrjedhimisht favorizojnë lumturinë por duke mos e anashkaluar mirëqenien tonë vetjake që e gjejmë po njësoj në të mirat jo-materiale.

Pak e vështirë të gjejmë të mesmen e artë!

Po për ju, paraja a e sjell vërtetë lumturinë? Reflektoni mbi këtë tematikë që prek ndjeshëm cilësinë e lumturisë të njerëzve në kohët e sotme të konsumizmit, dukjes dhe materiales./    S,M

Të fundit

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth...

Fermeri përdhunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur

Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur në Zelandën e Re. Një fermer qumështi po përballet me çështjen në të cilën akuzohet për përdhunimin...

Lajme të tjera

Web TV