Erion Veliaj lë qelinë, thirret në SPAK për të dëshmuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, la këtë të enjte qelinë e tij në burgun e Durrësit dhe  u paraqit në ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët e çështjes.

Veliaj u mor në pyetje cilësinë e personit nën hetim ndërsa qëndroi në SPAK rreth 1 orë e 30 minuta. Ai u pyet në prani të avokatëve të tij, Ermir Beta dhe Artur Selmani, të cilët po ndjekin nga afër çdo hap të procesit ligjor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nuk fitoi dot lirinë në Apelin e Posaçëm më 13 Mars. Gjyqtari Engert Pëllumbi la të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Posaçme arrest me burg, miratuar më 12 shkurt.

Vendimi u shpall pas një seance maratonë që zgjati 2 ditë.

Për avokatin e Veliajt Maks Haxhia, njëherësh dhe kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, masa e arrestit për vepra me karakter administrative që nuk paraqesin shkallë rrezikshmërie, është e gabuar, sidomos nga një institucion i rëndësishëm si SPAK, siç theksoi ai që për të kërkuar burg duhet të ketë një material të plotë hetimor.

Avokati paralajmëroi se do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë, kur tha se “Presim që të ndodhë ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë sepse nuk mund të mbahet në burg kryuebashkiaku me këto rrethana”.

“Zgjidhja e çështjeve me masa arresti jo vetëm për Veliajn, por për këdo, është një absurditet që vetëm në Shqipëri ndodh. Sidomos për vepra që nuk paraqesin këtë shkallë të rrezikshmërisë dhe vetë personi nuk paraqet shkallë rrezikshmërie. Nuk mund të aplikohej masa e arrestit në burg për njeriun më të votuar të Shqipëria, 3 herë kryetar bashkie dhe ti thuash je person i rrezikshëm…”, tha ai. /    S,M

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV