Aksidenti tragjik me 4 viktima/ Arrestohet shoferi i betonierës, nuk kishte patentë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas aksidentit tragjik të ndodhur në Fushë Prezë, shoferi i betonierës Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, është arrestuar për tre vepra penale: “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Mësohet se i riu nuk ishte i pajisur me leje drejtimi për mjetet e transportit të rëndë. Ai pasi u ndalua nga policia ka pohuar se ishte larguar për shkak se ishte i tronditur nga ngjarja.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se betoniera nuk ka pasur shenja dalluese ndriçuese në momentin që ka hyrë në rrugën kryesore dhe për disa metra ka vijuar lëvizjen deri në momentin që përplaset me të mjeti tip Benz.

Të njëjtat burime sqarojnë se mjeti tip Benz ka lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara. Në këtë mjet udhëtonin Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi, të cilët humbën jetën tragjikisht pasi mjeti shpërtheu në flakë.

Para aksidentit ata ndodheshin në aeroportin e Rinasit, ku kishin pritur Erildi Laçin, i cili kishte ardhur nga Gjermania.

Ndërkohë nga ana tjetër, në një hetim paralel po kryhet edhe për pronarët dhe administratorët e firmës në lidhje me punësimin e shoferit 24 vjeçar, drejtuesi i betonierës, që nuk ishte i pajisur me leje drejtimi për mjetet e transportit të rëndë./e.t

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV