Murrizi publikon dokumentin kush e solli Sorosin në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për deputet dhe ish-nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, ka publikuar një dokument zyrtar të Këshillit të Ministrave, i cili hedh dritë mbi mbështetjen shtetërore që Fondacioni “Soros” ka marrë në Shqipëri.

Në postimin e tij në Facebook, Murrizi kundërshton pretendimet e disa analistëve dhe politikanëve mbi rolin e Partisë Demokratike në praninë e këtij fondacioni në vend.

Ai publikon një vendim të Këshillit të Ministrave, të datës 10 janar 1992, sipas të cilit qeveria e asaj kohe i garantonte Fondacionit “Soros” zyra pa qira dhe një apartament banimi me qira të paguar nga shteti.

“Meqenëse shpeshherë nëpër studio ka pasur debilë politikë që kanë turfulluar se kush e ka sjellë apo kush e ka pritur këtë mostër në Shqipëri, po ju postoj vendimin e Këshillit të Ministrave, datë 10 janar 1992. Për kujtesë, PD ka ardhur në pushtet më 22 mars 1992.”

Nga një krahasim i fakteve historike, rezulton se ky vendim është marrë gjatë qeverisë së kryeministrit Vilson Ahmeti, i cili drejtonte ekzekutivin para zgjedhjeve të marsit 1992, kur Partia Demokratike fitoi shumicën dhe Aleksandër Meksi u bë kryeministër më 13 prill 1992.

Kjo do të thotë se vendimi për të krijuar kushtet për Fondacionin “Soros” në Shqipëri është marrë nga qeveria e fundit komuniste, e cila ende drejtonte vendin në fillim të atij viti. Këto fakte duket se mbështesin pretendimin e Murrizit, i cili thekson se PD nuk kishte lidhje me këtë proces, pasi nuk kishte ardhur ende në pushtet.

Myslim Murrizi publikon dokumentin kush e solli Sorosin në Shqipëri/    S,M

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV