Gjykata e Lartë rrëzon Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e banesës te Kodra e Diellit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi sekuestron për vilën e deputetes Monika Kryemadhi në rezidencën “Kodra e Diellit”, duke rrëzuar përfundimisht rekursin e saj.

Kryemadhi kishte kërkuar anulimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe të Apelit të GJKKO, por kërkesa e saj u refuzua.

  • foto galeri

Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit kishte vendosur të hiqte sekuestron për vilën e nënës së Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, e cila ndodhet në të njëjtën rezidencë në Tiranë. Fillimisht, në Shkallën e Parë, SPAK kishte kërkuar sekuestrimin e të dy vilave, por Apeli e riktheu atë në pronësi të Fatime Kryemadhit.

Ndaj Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, rëndojnë tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë, të lidhura me çështjet CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Për çiftin ka nisur edhe një hetim pasuror nga autoritetet./e.t

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV