Zjarr i madh në Londër, shkatërrohet nënstacioni, mbyllet aeroporti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një nënstacion elektrik në Londër, duke lënë pa energji një prej aeroporteve më të mëdha në vend atë të Heathrow.

Për këtë arsye, për motive sigurie autoritetet në Heathrow kanë vendosur që të ndalojnë punën deri në mesnatën e ditës së premte.

“Heathrow po përjeton një ndërprerje të konsiderueshme të energjisë në të gjithë aeroportin për shkak të një zjarri të madh në një nënstacion elektrik aty pranë.

Ndërsa ekuipazhet e zjarrfikësve po i përgjigjen incidentit, ne nuk kemi qartësi se kur mund të rikthehet energjia në mënyrë të besueshme.

Për të ruajtur sigurinë e pasagjerëve dhe kolegëve tanë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbyllim Heathrow deri në orën 23:59 më 21 mars 2025”, shkruhet në njoftim.

Zjarri në Hayes ka lënë gjithashtu mijëra shtëpi pa energji dhe ka bërë që rreth 150 njerëz të evakuohen nga zonat përreth. Shkaqet e tij janë ende të paqarta.

Qindra zjarrfikës janë angazhuar për të vënë flakët në kontroll, teksa Rrjeti Kombëtar po punon për të rivendosur furnizimin me energji elektrike.

Heathrow është aeroporti më i madh në Mbretërinë e Bashkuar, me rreth 1300 ulje dhe ngritje çdo ditë. Një rekord prej 83.9 milionë pasagjerësh kaluan nëpër terminalet e tij vitin e kaluar. /e.t

Të fundit

Mbetet e hapur lufta për titull në Serie A, Napoli mposht Milanin në “Maradona Stadium”

Napoli i Antonio Contes, triumfoi me rezultatin 2 me 1 ndaj Milanit, në supersfidën e vlefshme për javën e...

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh. Vendi...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV