Ecuria e GJKKO gjatë pandemisë, dalin raportet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një komunikatë për mediat, GjKKO i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për një dokument ku shpaloset aktiviteti i kësaj Gjykate për periudhën 10 mars- 30 prill.

Në deklaratë shkruhet se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe e Apelit nuk ka pasur asnjë person të prekur me koronavirusin, Covid-19.

Më tej ajo tregon se është kryer testimi për një nga gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe ka rezultuar negativ.

Ndërkohë te kjo Gjykatë gjatë pandemisë ka pasur 104 kërkesa në hetime paraprake ndërkohë ndërkohë seancat e mbajtura janë 81, nga të cilat 37 çështje themeli, 21 paraprake, 15 masa sigurimi, 2 konfiskime dhe 5 me video-konferencë.

Sa i përket lirimit të të burgosurve janë liruar 20 të paraburgosur nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Në Gjykatën e Posaçëm të Shkallës së Për për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe atë të Apelit nuk ka të persona të prekur nga COVID 19.

Nga ana e Insitutit të Shëndetit Publik është ofruar mundësia për bërjen e testit dhe ne jemi lidhur me këtë institucion.

Është kryer testimi për një nga gjyqtarët e Gjaktës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar dhe rezultati i testimit ka rezultuar negativ.
Nuk ka patur kërkesa të tjera nga gjyqtarë ose pjesëtarë të stafit administrativ.

Gjatë periudhës së pandemisë COVID 19 është vendosur ndryshimi i masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi për 20 të paraburgosur.

Kryesisht kjo është vendosur pasi është konstatuar gjendja e rënduar shëndetësore e tyre dhe mosha e madhe. ”

Të fundit

Papunësi? Në 2024 janë dhënë mbi 11 mijë leje pune për shtetasit e huaj

Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për punëtorët e huaj, kryesisht nga vendet e treta....

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t'u përgatitur për skenarë të mundshëm lufte, sipas raporteve të mediave...

Gjendet e pajetë në Sarandë një shtetase amerikane

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në...

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara, padi në Apel

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Edhe pse i zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit...

“Kur futen miliarderët në futboll, nuk ka më garë”

"Për herë të parë, po dëgjojmë që te Bayern përmendet arka e kursimit. Ky është një sinjal që futbolli po ndryshon shumë dhe unë...

Lajme të tjera

Web TV