Tirana pret për tre ditë ‘Automotive Fair Albania’,Rama: Bëhuni pjesë e adrenalinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tiranë– Java e fundit e muajit mars përkon edhe me një event të rëndësishëm kulturoro-sportiv në Tiranë.

Bëhet fjalë për “Automotive Fair Albania”, e cila do të mbahet nga data 27-30 mars në Shqipëri.

Aktiviteti si përvit do zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” dhe “Italia” në kryeqytet, ku do parakalojnë mjete të markave nga më të njohura.

Vetë kryeministri Edi Rama e hodhi me një video-postim lajmin mëngjesin e sotëm (21 mars) në profilin e tij në Facebook, duke i ftuar të gjithë që të bëhen pjesë e “adrenalinës”.

“MIRËMËNGJES! Dhe me këtë ftesë për t’u bërë pjesë e adrenalinës së AUTOMOTIVE FAIR ALBANIA, më 27-30 Mars te Sheshi “Nënë Tereza” dhe Sheshi “Italia” në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Një aktivitet ky që mbështetet nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ajo e Infrastrukturës./k.k

Të fundit

Votat preferenciale në Vorë, kush kryeson nga PS dhe PD (EMRAT)

Në Bashkinë e Vorës, Myslim Murrizi rezulton më i votuari për Partinë Demokratike. Ai ka marrë 686 vota preferenciale, ndërkohë...

Onufri, vazhdon traditën në Elbasan – Me “Tinguj pranverorë”…

Ditën e enjte datë 8 maj 2025 shkolla artistike “Onufri” u ngjit në skenën e teatrit “Skampa” për të paraqitur koncertin “Tinguj pranveror”, një...

Nuk ishte profecia, por realiteti

Nga ARTUR  AJAZI Ndodhi ajo që pritej. Ndodhi ajo që kishte paralajmeruar Edi Rama edhe më parë, duke renditur fakte dhe argumente, pse shqiptarët do...

Përfundon numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë

Në Bashkinë e Poliçanit ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit. Partia Socialiste kryeson me një rezultat të thellë, me...

S’ka zëvendësues për numëruesit e PD, 3 KZAZ në Fier ndërpresin punën deri nesër

Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin, duke u tërhequr. Sipas tyre, kjo gjë ka ndodhur pasi është një nevojë për çlodhje dhe...

Lajme të tjera

Web TV