21 Mars 1697/Pjetri i Madh i Rusisë fillon turin e tij të vizitave në Europën Perëndimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cari i perandorisë ruse, ndërmerr një udhëtim të gjatë 18 mujor nëpër Europën Perëndimore. Disa historianë, pretendojnë se qëllimi kryesor ishte lidhja e një aleance kundër Perandorisë Osmane. Nga betejat e ndryshme mes dy perandorive, Pjetri e dinte se Rusia nuk mund të përballej e vetme me osmanët.

Ai e fshehu identitetin e tij, dhe u përfshi në një delegacionin rus për të kërkuar ndihmën e monarkëve të Europës. Cari mbeti i zhgënjyer, kur e kuptoi se Franca ishte aleate tradicionale e sulltanit osman, ndërsa edhe Austria ishte e interesuar për të ruajtur paqen me osmanët, teksa kryente luftëra në Perëndim.

Ndërkohë sipas disa historianëve të tjerë, qëllimi kryesor i Pjetrit në atë udhëtim ishte njohja e jetës dhe zhvillimeve sociale, shkencore dhe teknike në Perëndim. Gjatë një viti e gjysmë ai mori siguroi njohuritë të shumta mbi mënyrën e ndërtimit të anijeve, sistemin shkollor, dhe organizimin shoqëror perëndimor.

Me t’u kthyer në Rusi, ai nisi menjëherë ndërmarrjen e një sërë reformave, që në pak dekada do ta shndërronin tërësisht Rusinë nga një vend rural i  prapambetur, në një perandori të fuqishme që nisi të zgjerojë ndjeshëm kufijtë dhe ndikimin e vet, falë kryesisht një flote moderne. Pikërisht për shkak të vizionit dhe arritjeve konkrete, ai u quajtur Pjetri i Madh.

 Kalendar

21 Mars 1871 – Otto von Bismarku emërohet kancelari i parë i Perandorisë Gjermane.

21 Mars 1913 – Mbi 360 njerëz gjejnë vdekjen dhe mbi 20.000 shtëpi shkatërrohen në Përmbytjen e Madhe të Dejtonit në SHBA.

21 Mars 1923 – Sekretari amerikan i Shtetit, Charles Hughes, refuzon njohjen e Bashkimit Sovjetik.

21 Mars 1960 – Aparteidi: Në Sharpeville të Afrikës së Jugut, policia hap zjarr ndaj një grupi demonstruesish zezakë të paarmatosur, duke vrarë 69 persona dhe plagosur 180 të tjerë.

Lexo edhe :  Gjermani, deputetja konservatore zgjidhet presidente e Bundestagut

21 Mars 1982 – Kremtohet për herë të parë Dita Ndërkombëtare e Paqes, që thekson në veçanti ndaljen e luftës dhe dhunës në konfliktet në vazhdim.

21 Mars 2000 – Papa Gjon Pali II, zhvillon vizitën e tij të parë ndonjëherë papnore në Izrael.

Të fundit

Mbetet e hapur lufta për titull në Serie A, Napoli mposht Milanin në “Maradona Stadium”

Napoli i Antonio Contes, triumfoi me rezultatin 2 me 1 ndaj Milanit, në supersfidën e vlefshme për javën e...

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh. Vendi...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV