Rama: Më 11 maj jo vetëm socialistët, por edhe demokratët duhet të na votojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste.

Ai theksoi se vota më 11 maj për Partinë Socialiste është garancia kryesore për rrugëtimin evropian.

“Vota në 11 maj për PS nuk është votë për PS, për PS, do votojnë socialistë dhe mbështetësit, por te kutia e PS aty duhet të votojnë të gjithë demokratë dhe çfarë janë në mes. Ne jemi forca që do fusim Shqipërinë në BE.”, tha ai.

Ai u ndal edhe tek reforma në drejtësi, ndërsa shtoi se Partia Socialiste ia hoqi shpatën e drejtësisë politikës dhe ia dorëzoi SPAK.

Sipas tij, kjo strukturë e ka detyrë dhe përgjegjësi të godasë raste korrupsioni edhe kur ato janë brenda radhëve të PS.

“Ne çarmatosëm veten dhe e armatosëm një institucion tjetër dhe me atë shpatë e ka të drejtë dhe detyre që të godasë kur sheh edhe tek ne që ngrenë kokën tumore të korrupsionit”, pohoi Rama./e.t

Të fundit

Televotimi i fortë mes Laertit e Valbonës, ja kush u eleminua nga Big Brother Vip Albania

Eshte zbardhur me ne fund, rezultati i televotimit mes Laertit dhe Valbones ne BBA VIP Albania. Votimi i anoncuar te...

Shqipëria ‘vjel’ frytet e turizmit!

Nën sloganin ‘Albania All Senses’, afro 11.7 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit të shkuar dhe shpenzuan në total afro 5 miliardë...

“E vërteta nuk ka frikë nga fushatat”, Ardit Bido i përgjigjet padisë së Fredi Belerit

Eurodeputeti Fredi Beleri ka vendosur të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj kandidatit të Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, Ardit Bido, duke e kallëzuar këtë të...

Në Spanjë e konsiderojnë të kryer, Alexander-Arnold do të jetë lojtari i Real Madridit

Trent Alexander-Arnold me shumë gjasa do të jetë lojtar i Realit nga edicioni i ardhshëm. Kjo marrëveshje është drejt konkretizimit, ndërsa palët raportohen se...

Prurjet e emigrantëve rekord, kalojnë për herë të parë kufirin e 1 miliardë eurove

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëri kanë arritur një nivel rekord gjatë vitit 2024, duke e kaluar për herë të...

Lajme të tjera

Web TV