Sot sfida me Anglinë, Duka: Shqipëria ka mundësinë të bëjë atë që nuk ka bërë më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar, në prag të sfidës me Anglinë.

Duka përmes një reagimi në ‘Facebook’ shprehet se përballë kemi një kundërshtarë të vështirë siç është Anglia, por kjo nuk duhet të na zbrapsë, pasi edhe Kombëtarja jonë ka lojtarë shumë të mirë.

Kreu i FSHF-së thekson se Shqipëria ka mundësinë të bëjë atë që nuk ka bërë asnjëherë më parë, të shkojë në një Kampionat Botëror.

“Nisim sot një tjetër sfidë, me besimin se mund të realizojmë një ëndërr! Përballë kemi kundërshtarë të vështirë, duke nisur nga Anglia me të cilën ndeshemi sot në “Wembley”.

Gjithsesi kjo nuk duhet të na zbrapsë, por të na motivojë, të na bëjë bashkë, të përpiqemi dhe të vazhdojmë të jemi frymëzues për shqiptarët kudo që jetojnë. Kombëtarja jonë ka gjithashtu lojtarë të mirë, Kombëtarja jonë ka cilësi, Kombëtarja jonë ka zemër, shpirt dhe do të japë maksimumin në fushën e lojës.

Në fund mund të bëjmë atë që nuk e kemi bërë asnjëherë, të shkojmë në një Kampionat Botëror. Me besim, këmbëngulje, duke qenë një trup i vetëm, lojtarë, staf e tifozë, gjithçka është e mundur!” shkruan Duka./k.k

Të fundit

Lul Basha s’fut dorën në xhep/ Edhe byrekun ia paguan shoferi

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi i ftuar në podcastin “Flak Fare”, ndër të tjera është pyetur edhe për kolegët e...

Zgjedhjet, Ilir Demaliaj: Vota e Diasporës, në favor të PS!

Partia Socialiste do të marrë mandatin e katër në zgjedhjet parlamentaret 11 majit. Kështu është shprehur analisti i njohur Ilir Demaliaj, i cili ishte...

“Një mur na ndante me lopën”, Gjesti rrëfen fëmijërinë e trishtë: Nisa hash*ashin 12-vjeç

Prime-n e mbrëmshëm ishte radha e Gjestit të rrëfente për linjën e jetës. Banori tregoi për një fëmijëri të vështirë dhe përdorimin e narkotikëve...

Unikkatili, deputeti i Republikës së video klipeve

Nga Lutfi Dervishi Po sikur të dilte një klip ku Unikkatili pyet: “Ku është uji 24 orë o vlla, rubineti na la pjatat pa la…” Në...

SPAK shtyn hetimet ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj

SPAK shtyn sërish me tre muaj hetimet për ish- zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, që akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrim parash”, “fshehje të...

Lajme të tjera

Web TV