Gonxhja-Alberti, diskutohet çelja e një qendre shqiptare të kulturës në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, me të cilin diskutoi mbi lidhjet dhe nismat që thellojnë partneritetin mes dy vendeve, në shumë sektorë.

“Partneriteti mes dy vendeve tona mbetet një shembull i fortë i bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm në të gjitha fushat”, është shprehur Gonxhja në rrjetet sociale.

Në qendër të vëmendjes së këtij takimi, ishin marrëdhëniet kulturore, me fokus te Java Kulturore Italiane, një aktivitet që sjell më pranë traditën, artin dhe krijimtarinë italiane për publikun shqiptar.

Gjithashtu është diskutuar për mundësinë e çeljes së një qendre shqiptare të kulturës në Itali, si edhe vijimin e punës për një muze italian në Tiranë, si vullnet i dy shteteve.

Pensionet, inovacioni, investimet direkte, kualifikimet profesionale, qenë të tjera tema kryesore të këtij takimi pune./k.k

Të fundit

Rinis prodhimi i serave shqiptare: Prodhimi shkon i gjithi në BE!

Klodjan Simoni, nga fshati Topojë i Fierit, është i vetmi në zonën e tij që ka ngritur sera diellore....

Aksidenti me 4 viktima, lihet në burg shoferi i betonieres

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres me të cilën u përplas mjeti ku udhëtonin katër të rinjtë që tragjikisht ndërruan jetë, do të qëndrojë në...

Dy të reja i prezantohen si vajzat e saj në telefon 55-vjeçares… dhe i marrin 10 mln lekë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier!Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën...

Shqipëri – Andorrë në Tiranë, UEFA i beson drejtësinë një gjyqtari austriak

Do jetë një trupë nga Austria me kryesor Sebastian Gishamer dhe ndihmësa Roland Rieder, Santino Schreiner dhe Ualter Altmann që do vendosin drejtësinë. Shqipëria e...

Dita e Novruzit, Veliaj uron nga qelia: Sjelltë më shumë dashuri e mirësi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga qelia besimtarët bektashinj për Ditën e Novruzit. “Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit të gjithë besimtarëve të Komunitetit...

Lajme të tjera

Web TV