Tragjedia në Koçan, del ekspertiza ligjore: Të gjithë vdiqën nga asfiksia!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjitha viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën nga asfiksia, që u shkaktua drejtpërdrejt nga zjarri, tha më 21 mars drejtori i mjekësisë ligjore në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Stankov, i cili dha informacione për autopsitë dhe identifikimin e viktimave.

Gjatë një konference për media ai tha ekspertët e mjekësisë ligjore, patologjisë dhe ekipe nga Ministria e Brendshme morën pjesë në kryerjen e autopsisë për 59 viktimat.

“Disa nga viktimat kishin djegie të shkallës së parë dhe të dytë, por tre persona kishin edhe djegie të shkallës së katërt. Katër persona kishin pësuar thyerje të brinjëve dhe u asfiksuan teksa po tentonin të iknin”, tha Stankov.

Ai tha se janë përdorur dy metoda për të identifikuar viktimat, përmes ADN-së dhe analizimit të shenjave të gishtërinjve. Megjithatë, Stankov tha se ishte e pamundur që të analizonin shenjat e gishtërinjve të katër viktimave, prandaj ata u identifikuan përmes ADN-së.

“Aktualisht po kryhen analiza toksikologjike për të përcaktuar se çfarë gjendej në gjakun e viktimave, edhe pse sipas gjetjeve mikroskopike gjatë kryerjes së autopsive, shumica e tyre kishin monoksid karboni”, tha Stankov.

Autoritetet thanë se raportet e të gjitha autopsive të kryera do të kompletohen gjatë këtij muaji, por analizat toksikologjike mund të marrin më shumë kohë.

“Nga 59 autopsitë e kryera, 70 për qind e viktimave ishin nga 16 deri në 29 vjeç, 16 ishin gra dhe 43 burra. Nuk dua të hyj në detaje pasi nuk janë kryer të gjitha analizat, por ka pasur viktima me thyerje të brinjëve dhe shenja të presionit që kanë çuar në asfiksi”, tha Stankov.

Duke folur për asfiksinë, Stankov shpjegoi se nën ndikimin e monoksidit të karbonit, shfaqen kokëdhimbje, të vjella, marramendje, humbje të vetëdijes, çorientim dhe paralizë muskulore dhe në raste të tilla, viktimat zakonisht gjenden pranë vendit ku kanë qenë në momentin kur kanë tentuar që të shpëtojnë. Një ditë më parë, viktimat e zjarrit në klubin e natës më 16 mars Koçan u varrosën në Shtip, Koçan, Çeshinovo-Oblleshevo, por edhe në Shkup dhe qytete tjera të Maqedonisë së Veriut.

Lexo edhe :  Donatorët evropianë premtojnë 5.8 mld euro për Sirinë, SHBA nuk përfshihet në mbështetje

Të paktën 155 njerëz janë lënduar në këtë incident. Autoritetet kanë thënë se 10 pacientë janë në gjendje të rëndë, por janë rrezikut për jetë. Një pjesë e tyre janë duke u trajtuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa disa në vendet fqinje./REL/    S.M

Të fundit

Nevruzi në Tiranë: Nga Zemra e Bektashizmit drejt Rrugës së Paqes

Nga Ali Kiliç Ballkani, gjatë gjithë historisë, ka qenë një hapësirë unike ku janë përzier besimet, kulturat dhe popujt. Një nga...

Protestat kundër arrestimit të rivalit të Erdogan, mbi 330 të arrestuar në Turqi

Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete, përfshirë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe në kryeqytet, Ankara, tha Ministria përmes një njoftimi. Autoritetet...

Rama: Vota për mua dhe PS, çelësi për të hapur derën e BE

Në një postim në Facebook, teksa ka ndarë foto të një një dore dhe një çelësi, kreu i qeverisë shprehet se vota për të...

Trump: “Korniza” për paqen në Ukrainë është hartuar

Rusia ka më shumë sanksione se kushdo vend tjetër, tha presidenti amerikan, Donald Trump duke iu përgjigjur gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në lidhje...

Rinis prodhimi i serave shqiptare: Prodhimi shkon i gjithi në BE!

Klodjan Simoni, nga fshati Topojë i Fierit, është i vetmi në zonën e tij që ka ngritur sera diellore. Pasi u kthye nga Italia...

Lajme të tjera

Web TV