Kujdes gjobat janë të larta! Afati për deklarimin e të ardhurave po përfundon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Individët që kanë pasur pagë bruto mbi 1.2 mln lekë në vitin 2024, duhet të dorëzojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale. Nëse nuk e kanë plotësuar ende në faqen online të drejtorisë së tatimeve, qytetarët kanë afat deri në fund të muajit mars.

Procesi i deklarimit të të ardhurave, këtë vit ka pasur disa ndryshime, të njoftuara më herët edhe nga administrata tatimore, pasi pragu më herët ka qenë 2 mln lekë të ardhura në vit. Tatimet thonë se janë 144 mijë individë, që duhet të plotësojnë formularin, ndërsa më shumë se gjysma e tyre e kanë bërë deri tani.

Ndërkohë, për ata që nuk e dorëzojnë, ka një penalitet me vlerë 3 mijë lekë, të cilit i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa.

Arsyet pse bëhet kjo deklaratë, për Administratën Tatimore lidhen me kontrollet për evazion fiskal, ndërsa deklarimi duhet të bëhet edhe nga të gjithë të dypunësuarit, pavarësisht nivelit të pagave./    S,M

Të fundit

Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Nuk jam diktator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin...

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11...

“Palestinezët thjesht të ikin!”

Ushtria Izraelite vijoi bombardimet intensive në Gaza edhe të mërkurën, në prag të ofensivës së paralajmëruar për të marrë nën kontroll qytetin kryesor të...

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga një vizion strategjik koherent, por...

Vinicius, tema e nxehtë e Real Madridit! Nisin bisedimet, por…

Te Real Madrid është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi...

Lajme të tjera

Web TV