Fier,rrahu për vdekje 80-vjeçarin se s’i dha birra, Prokuroria çon për gjykim Ilir Nukajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Ilir Nukajn, i cili akuzohet se dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në fshatin Povelçë më 12 tetor 2024 duke i shkaktuar vdekjen 80-vjeçarit, Namik Rustemi.

Ai akuzohet për Plagosje e rëndë me dashje’ me pasojë vdekjen parashikuar nga nenet 88/2 dhe 89 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimin penal nr.1591, të vitit 2024, rezultoi se më datë 12.10.2024, në fshatin “Hoxhare e Re” (Povelçë), Njësia Administrative Dërmenas, bashkia Fier, shtetasi Namik Rustemi për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve Namik Rustemi dhe  A. Rustemi, 77 vjeçe. (bashkëshortë), ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka gjetur vdekjen njëri prej tyre, informoi sot prokuroria e Fierit.

Nukaj u arrestua një ditë pas vrasjes. Sipas hetimeve 47 vjeçari që njihej edhe me emrin Ledjan, kishte shkuar në dyqanin e të moshuarit dhe i kishte kërkuar birra, por 80-vjeçari ka refuzuar, duke e njohur si person me precedent kriminal. Pas refuzimit, Nukaj ka ushtruar dhunë ndaj çiftit. Më përpara Nukaj ka qenë më parë i dënuar me 10 vite burgim për tentativë vrasjeje.

Nukaj u hetua nën masën e sigurimit ‘arrest me burg’/k.k

Të fundit

Kuqezinjtë “All in” në sulm/Sylvinho publikon formacionin anti-Andorrë,vlen vetëm fitorja

TIRANË- Kombëtarja e Shqipërisë përballet këtë mbrëmjen në “Arenën Kombëtare” kundër Andorrës, në orën 20:45. Kjo është ndeshja e dytë...

Statistikat e përballjes, 5 fitore historike, por ndaj Andorrës nuk është e lehtë

Andorra është një emër i vogël i futbollit evropian dhe jo i panjohur për Shqipërinë. Kombëtarja ka luajtur shtatë herë përballë vendit të vogël...

Videot ‘rep’ Rama-Basha?/ Ngjela: Fshatareske dhe pa intelekt! Opozitë e dobët përballë

Kreu i selisë së PD-së Sali Berisha nuk ka vetëm halle me drejtësinë apo autoritetet e administratës amerikane, por edhe nga ato që shkojnë...

Tirana dhe Shkupi përfitojnë të parat nga BE – Kos: Urime, kjo nxit reformat kyçe

BRUKSEL- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe janë dy vendet e para të Ballkanit Perëndimor, të  cilat përfitojnë parafinancim sipas Planit të Rritjes së Bashkimit...

Më shumë para nga taksa e pronës/ Bashkitë mblodhën 7.7 mld lekë vitin e shkuar

Vitin e shkuar 61 bashkitë grumbulluan më shumë para nga taksa e pronës. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se nga 6.1 miliardë...

Lajme të tjera

Web TV