Hashim Thaçi takon familjarët në Prishtinë para se të niset për në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar gjatë natës në selinë e Eulex-it në Prishtinë dhe ka pasur mundësi të takojë disa prej familjarëve të tij.

Mediat e Kosovës raportojnë se dy nga vëllezërit e Thaçit dhe një tjetër familjar kanë qenë të parët që e vizituan gjatë ditës. Po ashtu, ai pritet të takojë edhe djalin e tij, Endritin, gjatë ditës së sotme.

Thaçi erdhi dje në Kosovë, fillimisht për të nderuar kujtimin e babait të tij tek varri i tij dhe më pas vizitoi shtëpinë e tij në Burojë, ku takoi nënën, motrën dhe gruan. Pas takimeve të sotme me familjen, ai pritet të qëndrojë deri në pasdite dhe më pas të niset drejt Hagës për të vijuar procesin e tij ligjor.

Të fundit

Plagoset me thikë 85-vjeçari në Berat, autori ia mbath nga vendngjarja

Rreth orës 19:00, në lagjen, Çelepias, Berat, në ambientet e një lokali, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi...

Trump do të vendosë tarifë 25% ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se çdo shtet që blen gaz apo naftë prej Venezuelës, do të paguajë tarifë prej 25...

SPAK “lan duart” nga një hetim i dytë për Adriatik Llallën

Prokuroria e Tiranës dhe SPAK janë dukë bërë “ping-pong” me hetimin e një kallëzimi ku ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, akuzohet për “shpërdorim të...

Alibeaj i “mbyll derën” Berishës: Kurrë marrëveshje me të pas zgjedhjeve të 11 Majit

As para dhe as pas zgjedhjeve nuk do të ketë bashkëpunim me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike. Kështu u shpreh Enkelejd Alibeaj, gjatë një interviste...

Britani e Madhe, numër rekord migrantësh kalojnë kanalin La Mansh

Numri i migrantëve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe pasi kaluan La Manshin ka vendosur një rekord të ri për tre muajt e parë...

Lajme të tjera

Web TV