Turisti çek humb në malin e Dajtit, gjendet pas disa orëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një turist çek që kishte humbur gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit u gjet nga policia pas disa orëve kërkime në terren.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga turisti 33-vjeçar, i cili kërkonte ndihmë pasi kishte mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, forcat e Policisë organizuan një operacion kërkimi për ta lokalizuar dhe shpëtuar atë.

Pas disa orësh kërkime gjatë natës, turistit iu gjet vendndodhja dhe ai u shpëtua në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas, ai u transportua i sigurt në hotelin ku po qëndronte.

Policia apelon për kujdes të shtuar nga turistët gjatë eksplorimeve në terrene malore dhe këshillon përdorimin e mjeteve të navigimit për të shmangur situata të ngjashme./k.k

Të fundit

“I zënë derën FSHF-së”, Tifozët kuqezi marshim protestë para ndeshjes me Andorrës

Rreth dy orë para ndeshjes me Andorrën në Arenën Kombëtare, grupimi Tifozat Kuqezi është drejtuar për në stadium, por...

“UÇK-ja e solli NATO-n në Kosovë”: Intervista e Hashim Thaçit në vitin 1999

26 vjet më parë, bombardimet e NATO-s kishin nisur për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë. Në këtë kohë vendimtare, delegacioni i Kosovës në...

MB/ Shënohet rasti i parë i përhapjes së gripit të shpendëve në kafshë të tjera

Gripi i shpendëve (H5N1) është detektuar për herë të parë në një kope me dhenë në Angli, gjatë një kontrolli të zakonshëm në një...

‘E lashë Amerikën pas 17 vitesh’/ Qytetari nga Saranda: Këtu bëj 15 herë pushime në vit

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë zhvilloi takime në Sarandë me sipërmarrësit të cilët kishin vendosur që të riktheheshin në Shqipëri dhe të investonin në vendin...

Meta në burg,Blushi i uron ditëlindjen: Malet më të larta janë simboli i pathyeshmërisë

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka uruar ish-presidentin Ilir Meta në ditëlindjen e tij të 560-të , duke e quajtur atë një...

Lajme të tjera

Web TV