“Ngele t’u pyet për shokët e mi”,Basha i përgjigjet Ramës:S’ke faj veç një shok të ka…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur në mënyrë ironike Edi Ramës, pas një replike të këtij të fundit, nga njësia 8-të në kryeqytet, ku Rama pyeti ndër të tjera për kandidatin e Koalicionit Euroatlantik.

Në një mesazh nga banesa e tij, Basha solli në vëmendje kandidatin e Koalicionit Euroatlantik për zonën, Pëllumb Seferin, duke i kujtuar Ramës rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021.

“O Rame! Na nxorre gjumin. Tek lagjja ime e vjetër. Kush është kandidati? Pëllumb Seferi, o Rame. E njeh mirë ti! Ta hoqi skalpin në 2021!” – tha Basha.

Ai vijoi me ironi ndaj Ramës, duke i kujtuar shokët e tij të dikurshëm që sot janë në arrest, arrati apo nën hetim:

“Ngele tu pyet për shokët e mi. S’ke faj, mor burrë, gjithë shokët e tu te 7×7 = 313, Rame! Veç një shok të ka ngel. Bufi, bufit, por vdes për bufin ti, Rame. Ti dhe bufi, bufi dhe ti – jeni të pandarë.”

Videomesazhi i Bashës:

“O Rame! Na nxorre gjumin. Tek lagjja ime e vjetër. Kush o kandidat? Pëllumb Seferi o Rame. E njeh mirë ti! Ta hoqi skalpin në 2021! E mor Rame, ngele t’u pyet për shokët e mi. S’ke faj mor burrë, gjithë shokët e tu te 7×7=313  Rame! Veç një shok t’ka ngel. Bufi bufi, por vdes për bufin ti  Rame. Ti dhe bufi, bufi dhe ti, jeni të pandamë. Hajde Rame, hajde se lidhemi nesër për më shumë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbasha)

Të fundit

Shqipëria rikthehet tek fitorja dhe mposht me goleadë Andorrën në “Air Albania”

Kombëtarja kuqezi lë pas humbjen ndaj Anglisë në Wembley, teksa fiton pastër 3 me 0 ndaj Andorrës, duke i’u...

Shqipëria spektakël në “Arena Kombëtare”, reagon Rama: Bravo Rey Manaj

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur lojën e e kuqezinjve, të cilët në 20 minutat e para të pjesës së parë shënuan...

“Jemi në politikë Tik Tok-u”, Dhuli: Erdhi dita që Rama do më shumë Lulin se Lalin

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Skerdjan Dhuli komentoi shfaqjen re të Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët vijojnë “diss-et” me...

Ky është hobi i jashtëzakonshëm që mund të zgjasë jetën tuaj me 10 vjet

Të gjithë e dimë se për një shëndet fizik optimal duhet të hamë të paktën pesë fruta dhe perime të ndryshme në ditë (në...

Zënka, ters dhe humbje financiare! Tre shenjat më të pafata për javën e fundit të Marsit

Java e fundit e marsit sjell ndikime të forta astrologjike që mund të krijojnë sfida për disa shenja të zodiakut. Sipas astrologëve, eklipsi diellor i...

Lajme të tjera

Web TV