Aksidenti me 4 viktima, lihet në burg shoferi i betonieres

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres me të cilën u përplas mjeti ku udhëtonin katër të rinjtë që tragjikisht ndërruan jetë, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest në burg për 24-vjeçarin, duke pranuar kërkesën e prokurorisë që e akuzon për tre vepra penale, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt dhe largimi nga vendi i aksidentit.

Katër të rinjtë ndërruan jetë tragjikisht në një aksident të rëndë të ndodhur në zonën e Fushë-Prezës, në afërsi të mesnatës së 19 marsit. Ata udhëtonin me një automjet tip Benz që u përplas me betonieren që drejtohej nga 24 vjeçari Aleksandër Krrashi. Ky i fundit menjëherë pas aksidentit u largua nga vendngjarja, për t’u ndaluar pak minuta më vonë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 23:50 minuta të së mërkurës. Viktimat janë të moshës 20 deri në 25 vjeç. Enejdi Laçi, vëllai i tij Erildi Laçi, kushëriri dhe shoku i tyre Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti.

Ata ishin duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit, ku kishin pritur të vinte nga Gjermania, njëri prej dy vëllezërve, 20-vjeçari Erildi Laçin. /k.k

Të fundit

Pensionet, eksperti: Mundësi reale që ato të rriten, luftë informalietit e vjedhjes

Rritjet dhe indeksimet e vazhdueshme të pensioneve në këto mandate të qeverisjes aktuale, sipas ekspertëve, nuk janë mjaftueshëm. Madje, buxheti...

Kush e drejton sot Bashkinë e Tiranës? Edi Rama: Unë s’jam kryetari, punët i mbylla në…

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk merret me punët e Bashkisë Tiranë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej...

Videot e Bashës bëjnë xhiron e rrjetit, Jupi: Një përgjigje e merituar për Ramën

Një përgjigje e merituar për kryeministrin Rama e cilëson Taulanda Jupi, kandidate për deputete e Koalicionit Euroaltantik, fushatën e Lulzim Bashës në rrjetet sociale....

“Këneta” lufton vetëm për veten”/ Rama: Programin tonë e keni çdo ditë para syve

Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar edhe një herë se hyrja në BE ka rëndësi për kombin, paqen dhe e sigurinë. Po ashtu nënvizoi se...

Inteligjenca në Ballkan: Shqipëria renditet e fundit në rajon

Një raport i publikuar së fundmi nga Regjistri Ndërkombëtare i Inteligjencës (International IQ Registry) për vitin 2025 ka zbuluar renditjen e vendeve sipas nivelit...

Lajme të tjera

Web TV