Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla dhe i tragetit Vlorë-Brindisi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në Shqipëri ka bërë që Autoriteti Portual i Vlorës të ndalojë lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit nga data 23-25 mars.

Gjithashtu, në kuadër të marrjes së masave, Autoriteti Portual ka urdhëruar ndalimin e lundrimit të  anijeve të transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë,

Sakaq, kushtet hidrometeorologjike detare priten të përmirësohen pas orës 22:00 të datës 24 mars.

Njoftimi i Autoritetit Portual :

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuar gjatë datave 23-25.03.2025 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 23-25.03.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.Është ndaluar paisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 06:00 datë 23.03.2025.

2.Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të vlorës të marin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të anulohet deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24.03.2025.

Lexo edhe :  Mbyllja e TikTok, Rama sherr me komentuesit: Mos dëgjoni bufin, s'ka asnjë çmenduri këtu

4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 25.03.2025./kb

Të fundit

Çfarë s’dëgjon njeriu!…, Parti Demokratike në Vlorë!?

Mirë ata që duan të fusin kokën në një strehë politike, dhe blejnë telajo e shkruajnë: “Këtu janë zyrat...

Lëreni fanellën e kënetës/ Rama: Vota për mua dhe PS është mbështetje për hyrjen në BE

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se qytetarët duhet të lënë pas bindjet partiake, por të mendojnë se rruga drejt unionit...

Begaj në Austri takon Van der Bellen: Marrëdhëniet tona forcohen çdo ditë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në nisje të vizitës zyrtare në Austri u prit sot me nderime të larta nga Presidenti Alexander Van der...

Dhunuan Klea Prengën, Prokuroria kërkon tre vite burg për Marinela Berishën

Prokuroria ka kërkuar tre vite burg për Marinela Berishën, e cila së bashku me motrën e saj, Antonelën, dhunuan Klea Prengën në një restorant...

Jorida Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, qytetarët janë braktisur nga qeveria

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidate në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një ecje në zonën...

Lajme të tjera

Web TV