Berat/ Gjykata lë në “arrest shtëpiak” 4 zyrtarë të agjencisë së zonave të mbrojtura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijojnë hetimet e thelluara për vënien përpara përgjegjësisë penale të personave përgjegjës për dëmtimet në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.

Ekzekutohen 4 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Beratit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Për këtë rast, në muajin nëntor 2024, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në malin e Tomorrit, shërbimet e Policisë arrestuan 1 administrator subjekti, vëllain dhe kushëririn e tij, pasi u kapën duke larguar 1 mjet ekskavator me të cilin dyshohet se kishin nxjerrë gurë dekorativë. Gjithashtu u shpallën në kërkim 5 administratorë subjektesh dhe u referuan materialet për drejtorin dhe 1 përgjegjës i AZDM Berat.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Berat në bashkëpunim me Prokurorinë Berat, në vijim të hetimeve në kuadër të procedimit penal të regjistruar në muajin nëntor 2024, ka ekzekutuar 4 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Beratit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si më poshtë:

 

 

-masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit:
– F. N., 56 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i AZDM Berat;
– S. H., 65 vjeç, banues në Berat, me detyrë përgjegjës monitorimi pranë AZDM Berat;
– L. H., 37 vjeç, banues në Berat, me detyrë përgjegjës pranë AZDM Berat.

-masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” , për shtetasin G. Z., 58 vjeç, banues në Skrapar, Specialist zone, në Komisariatin e Policisë Skrapar;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./E.T

Të fundit

Sa shpenzojnë vendet anëtare të NATO-s për mbrojtjen?

Pavarësisht apelit të Trumpit që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë më shumë nga buxheti i tyre për mbrojtjen, realizueshmëria...

“Shqipëria Madhështore”: A do të mbledhë vota trumpizmi në Tiranë?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po kërkon rikthimin për herë të tretë në pushtet duke importuar sloganet dhe tezat e presidentit të SHBA,...

Osmani kundër rritjes së çmimit të energjisë: Propozimi injoron situatën ekonomike

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kundështuar kërkesën e entit rregullator të energjisë në Kosovë për rritjen e çmimit të energjisë. Aktualisht në Kosovë, konsumatorët...

Fushata /Berisha vlerëson Ethem Agën, diaspora dhe mbështetja e saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur për listën e hapur të Qarkut Tiranë dhe për përfaqësimin e disporës, veçoi kandidatin Ethem Aga,...

Merr flakë një makinë në aferi të Teg-ut

Një makinë në Tiranë ka marrë flak në afersi të Tegu-t. Policia bën me dije se nuk ka të lënduar. Në vendngjarje shkuan zjarrëfikset/k.k  

Lajme të tjera

Web TV