Rama prezanton kandidatët në Vlorë, nuk kursen lavdet për Çuçin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësish Kryetari i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme gjatë prezantimit të kandidatëve në Vlorë. Fillimisht Rama u ndal te profilet e skuadrës që do të përfaqësojë Qarkun e Vlorës dhe ka theksuar se sipas tij, kandidatët janë një harmozim i eksperiencës dhe risive.

Rama tha se Vlora sipas tij është e përfaqësuar në të gjitha nivelet dhe komunitete.

Rama: Unë besoj se, përtej çdo individi në vetvete, kjo skuadër ka një cilësi që nuk e ka pasur asnjëherë më parë asnjë skuadër e qarkut të Vlorës. Besoj se është një cilësi që e reflektojnë edhe skuadrat e qarqeve të tjera, por këtu në Vlorë, në mënyrë specifike, ekziston një harmonizim i shkëlqyer mes ambicies sonë, qëllimeve tona dhe shoqërisë së përbërë nga komunitete, prejardhje dhe opinione jo gjithmonë të njëjta.

Unë besoj se me këtë skuadër i japim Vlorës një ofertë që nuk ia kemi dhënë më parë. Me këtë skuadër japim edhe një mesazh të qartë: askush nuk duhet të ndihet i papërfaqësuar, por mbi të gjitha as i papërfillur.

Në këtë sens, mendoj se harmonizimi i karaktereve, figurave dhe eksperiencës është mëse i arrirë. Këtu është në radhë të parë merita jote (për Çuçin),  ke bërë një përzgjedhje të kujdesshme dhe ke kapërcyer barrierat e socialistëve këtu.

Më vjen jashtëzakonisht mirë që, në një skuadër, kemi eksperiencën që përfaqësohet nga Damiani, nga Vullneti, por edhe nga ti vetë. Po ashtu, kemi risitë që vijnë nga nivelet e larta të PS-së, kam parasysh Piron këtu, si edhe komunitetin që përfaqësohet nga socialistët “24 karat”, si dhe nga disa vajza dhe gra që vijnë qoftë nga ajo pjesë e shoqërisë që nuk i kanë sytë mbyllur për Partinë Socialiste. Siç është Eriona,  madje, me sytë më të hapur se ç’duhet, të bardhë si dylbi pirati  apo Ina dhe Tesi. Megjithatë, Tesi është një risi, që vjen nga një territor i ndarë nga Vlora, për shkak të studimeve në SHBA./E.T

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV