Formula 1, McLaren dominon edhe në çmimin e madh të Kinës, keq Ferrari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si parashikohej, McLaren dominoi edhe në Çmimin e Madh të Kinës. Oscar Piastri fitoi etapën e dytë të Botërorit 2025, duke kaluar në finish përpara shokut të skuadrës, Lando Norris, që javën e kaluar kishte triumfuar në Australi.

I nisur nga pole position, Piastri zhvilloi një garë perfekte, duke regjistruar suksesin e tretë në karrierë. Piloti australian konfirmoi se do të luftojë deri në fund me shokun e tij të ekipit, për titullin e kampionit të botës.

Norris nga ana e tij arriti të kalonte George Russell me Mercedes prej startit të garës, duke bërë që ky i fundit të ngjitej në shkallën e tretë të podiumit me një paraqitje solide dhe efikase.

Jashtë podiumit mbetën makinat Ferrari. Prej kthesës së dytë, Hamilton dhe Leclerc u përfshinë në një kontakt në pistë, me pilotin nga Monako që u detyrua ta vijonte garën me krahun e përparmë të dëmtuar.

Në gjysmën e garës, Hamilton u detyrua t’i hapte rrugën shokut të ekipit, që ishte dukshëm më i shpejt në pistë, për të provuar ofensivën ndaj Russell, por që ishte e pasuksesshme.

Sikur kjo të mos mjaftonte, tre xhiro përpara fundit, Leclerc humbi edhe betejën me Max Verstappen, i cili edhe pse u paraqit nën nivelin e pritur, e mbylli garën në vendin e katërt.

Pasi fitoi garën Sprint të së shtunës, Hamilton u pozicionua vetëm i gjashti, përpara Ocon që befasoi me makinën Haas, e cila ka gjithashtu motor Ferrari. /e.t

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV