PD vijon të gënjejë shqiptarët, Noka nga Italia: BE shtyu pa afat negociatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike, me Sali Berishën dhe besnikët e tij, vazhdon të gënjejë dhe tallet me shqiptarët për çështjen e negociatave me Bashkimin Europian, duke thënë se ky i fundit ka shtyrë pa afat bisedimet me Shqipërinë.

Këtë gënjeshtër më së fundmi e përsëriti Flamur Noka gjatë një takimi me shqiptarë në Napoli të Italisë.

“Kreu i qeverisë në ikje premton dhe mendon me idenë se po i gënjen shqiptarët, duke tentuar t’i marrë për budallenj se mendojnë se janë dritshkurtër dhe nuk kanë memorie, por ju e dini më mirë se kushdo, shqiptarët e dinë më mirë se kushdo që ajo pasaportë është mbajtur peng nga krimi, që integrimi është mbajtur peng në 12 vite nga droga dhe korrupsioni që ka mbërthyer regjimin në pushtet. Edi Rama përpiqet t’i mashtrojë shqiptarët me pasaportën e Bashkimit Europian, por Europa pak ditë më parë vendosi të shtyjë pa afat bisedimet me Shqipërinë për 2 kapitujt e parë të integrimit. Pse? Sepse në Shqipëri qeveris krimi”,-  gënjeu Noka.

Por për Report Tv në një reagim ekskluziv komisione europian përgenjeshtron Berishën dhe besnikët e tij duke thënë se nuk ka asnjë bllokim në procesin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Një zyrtar i Komisionit Europian i tha ekskluzivisht Report Tv se jo vetëm që nuk ka bllokim të negociatave, por po vijon puna për mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare, për të hapur zyrtarisht, ashtu siç ishte premtuar grupkapitujt, “Tregu i brendshëm” dhe “Konkurrueshmëria e rritja gjithëpërfshirëse”.

Për këtë, thotë zyrtari i Komisionit Evropian për Report Tv, janë duke vijuar diskutimet në Këshill, bazuar në propozimet e Komisionit. Ndërkohë, në reagim theksohet se po diskutohet hapja e të gjitha grupkapitujve./   S.M

Të fundit

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Lajme të tjera

Web TV