Replikat me Ramën në rrjetet sociale, Paloka: Basha është pjesë e humorit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka qenë kurrë lider.

Komentet Paloka i bëri në një intervistë në emisionin ‘Off the Record’, në A2 CNN, ku komentoi replikat në distancë Rama-Basha në rrjetet sociale.

Paloka tha gjithashtu se tashmë Basha është pjesë e humorit shqiptar, duke marrë shkas nga videot e fundit që nxjerr në rrjetet sociale.

“Basha s’ka qenë kurrë lider, ka qenë kryetar i PD-së, por kurrë lider. Kam qenë nënkryetari, njeriu më afër atij politikisht nga gjithë të tjerët. Lider nuk ka qenë kurrë. Kur më pyesin tani për Lul Bashën kam një përgjigje format. Unë nuk e ndjek tani Lul Bashën.

Këto memet dhe qyfyret më dalin në Facebook, por kaq, nuk më intereson tjetër. Është pjesë e humorit shqiptar, por ka kaluar në banalitet tani. Dikush i kishte thënë Lolitës që Rama e ka gjetur strategun, ka marrë Lul Bashën.

Ai po përdor dikë që ka 4 vite që po e përdor. Rama ka 12 vite në qeveri dhe nuk ka bërë kurrë një program. Fakti që këtu është normalizuar e keqja, nuk është ndonjë gjë e madhe për ne më”, tha mes të tjerash Paloka./   S,M

Të fundit

Organe derri për njerëzit? Studimi sjell prova të reja premtuese

Një studim i ri sugjeron se organet e derrit të modifikuara gjenetikisht mund të jenë një opsion i zbatueshëm...

Selena Gomez: Trishtohem nga komentet për peshën time

Selena Gomez zbuloi se mërzitet kur lexon komente për ndryshimet e saj në peshë, duke theksuar se kjo gjë nuk vlen për meshkujt. Këngëtarja...

Emigrantët sollën 1 miliard euro/ Remitancat u rritën gjatë vitit 2024

Remitancat ose paratë e dërguara nga emigrantët për familjarët e tyre në Shqipëri shënuan vlera rekord në 2024. 1 miliardë euro u dërguan nga...

BE i bën thirrje qytetarëve të bëhen gati për luftë, iu tregon çfarë rezervash të kenë

Bashkimi Evropian ka lëshuar një njoftim që çdo familje në bllokun 27-vendesh të ketë gati një paketë mbijetese tre-ditore në rast lufte ose fatkeqësish...

Psikologët ju inkurajojnë t’i shikoni këto 6 filma të paktën një herë në jetë

Kinemaja është një nga mjetet më të fuqishme që mban njeriu, një fabrikë idesh në të cilën mund të krijohet çdo lloj vepre dhe...

Lajme të tjera

Web TV