Braçe largon torturën e një lagje në Tiranë/Flet edhe për çmimet e larta të apartamentëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erion Braçe

MË NË FUND; RRUGA, TABELA QË LEJON KALIMIN DREJT E NË RRUGËN E ELBASANIT!

Tortura për të dalë nga zona e STADIUMIT QEMAL STAFA për në RRUGËN E ELBASANIT e më tej në juglindje të Tiranës, zonë e rëndësishme kjo dhe e populluar, Elbasanit dhe Lindjes së vendit, po merr fund!

Tortura për LAGJEN po ashtu!

Ndërkohë deputeti Braçe shkruan edhe për qeratë e larta në Tiranë, si dhe për çmimet katastrofike të apartamentëve:

STREHIMI I TË RINJVE ËSHTË HALL! HALL SHUMË I MADH PËR PRINDËRIT E PËR TA VETË!

Duan të ndërtojnë një jetë të tyre – me zemër e sy te prindërit, por më vete; E BËJNË DOT? VËSHTIRË!

Sot ÇMIMET E APARTAMENTEVE JANË LARTË E PO SHKOJNË EDHE MË LARTË, NUK NDALEN; Bllokimi i tregut në pritje të RIVLERËSIMIT ka ulur ofertën e ka rritur çmimet edhe më.

Sot QIRATË E APARTAMENTEVE – qiratë mujore, JANË LARTË E PO RRITEN EDHE MË! Imagjinoni një qira shtëpie nga 600-800€ në muaj; Nga 70-75% deri në 100% të një rroge mesatare ikën për qira; E PAMUNDUR!

NE KEMI NJË SKEMË TË SHUMËFISHTË STREHIMI; Nis me 3% të çdo sipërfaqeje të re ndërtimore – konvertuar në vlerë leku, pastaj qira të subvencionuara nga bashkitë, pastaj kredi të buta për strehim;

PRA I MARRIM NDËRTUESVE 3% TË SIPËRFAQES NË VLERË, KËTO PARA I SHKOJNË BASHKISË QË SUBVENCIONON QIRATË PO TEK KËTA APO KREDITË E BUTA PËR TË BLERË TEK KËTA NDËRTUES!

E KEMI BËRË GJATË KËTË! NUK FUNKSIONON! BOOOLL BËMË TË NJËJTËN GJË GJITHMONË!

DUHET TË NDRYSHOJMË E TË REFORMOJMË GJITHÇKA KEMI PËR TË STREHUAR VEÇANËRISHT TË RINJTË – KËTË SKEMË DHE POLITIKËN FISKALE PËR QIRATË!

Lexo edhe :  Komedia e një njeriu që është në hall

Duhet të jemi edhe ne OPERATOR NË TREG, TË HYJMË ATJE ME OFERTËN TONË E PËR KËTË OSE TË NDËRTOJMË OSE TË ZOTËROJMË PASURITË QË I OFROJMË NË TREG;

TË NDIKOJMË KËSHTU EDHE PËR TË ULUR ÇMIMET E APARTAMENTEVE, EDHE ÇMIMET E QIRAVE;

TË NDRYSHOJMË POLITIKËN PËR JO REZIDENTËT – TË HUAJT, MADJE POLITIKËN FISKALE PËR TË FRENUAR RRITJEN E ÇMIMEVE E RRITJEN EDHE MË TË QIRAVE!

MOS MË THONI QË NUK BËHET! BËËËHEEET! PO E BËJNË TË TJERËT TË GODITUR SI NE!

UNË DUA TË JEM E DO JEM NË KUVEND EDHE PËR KËTË, PËR STREHIMIN E ARSYESHËM TË TË RINJVE;

STREHIMI PO KTHEHET NË BIZNES TË RËNDË E QË FITON SHUMË; NUK DUHET TË JETË VETËM KËSHTU, NUUUUK DUUUUHEEEEET!/    S,M

Të fundit

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Lajme të tjera

Web TV