Studentët përdorin ChatGPT për provime dhe tema diplome, pedagogia: Problem plagjiatura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdorimi i ChatGPT nga studentët gjatë provimeve është konstatuar edhe nga Pedagogët, të cilët pranojnë se është kthyer në një problematikë të madhe.

Arjana Muçaj, pedagoge në departamentin e Psikologjise në fakultetin e shkencave sociale, thotë për Report Tv, se ajo e ka një mënyrë për të “identifikuar” kopjimin me inteligjencën artificiale: Përgjigjet s’duhet të jenë jashtë literaturës së dorëzuar.

“Ti e kupton, sepse ti ke përdorur një literaturë bazë edhe një literature shtesë  që jepet në fillim të vitit akademik. Studenti duhet ti qëndrojë asaj literature. Chat GPT nuk i jep përgjigjet nga literatura që ne i kemi dorëzuar studenteve. Terminologjia po ashtu nuk është në atë nivel”, shprehet Arjana Muçaj.

Përdorimi i Chat GPT është konstatuar edhe te temat e diplomave dhe te doktoraturat. Për këtë arsye, siç shpjegon Muçaj, është vënë në dispozicion një platformë anti-plagjiaturë.

“Ne kemi platformat siç i themi kundër plagjiaturës, për të kapur kopjimin e materialit se nuk ruhet e vërteta e autorit.  Pjesa e platformave është formuluar e tillë se mund te kap edhe përgjigje nga chat gpt apo edhe formave të tjera te inteligjencës. Të gjitha universitetet e kanë për tema diplomash apo edhe doktoratura”, shton ajo.

Duke folur jo më si pedagoge por këtë herë si psikologe, Muçaj madje ngre shqetësimin tjetër që vjen nga teknologjia e cila ‘na e jep çdo gjë gati”.

“Demenca” mund të prek edhe moshat shumë të reja.

“Për sa i përket zhvillimit të trurit, qe te kemi një tru që prodhon duhet ta vejmë në punë. Nëse nuk e bëjmë atëherë mund të themi se kur nga demenca aktualisht vuajnë ata të mbi 60 vjeç, mendoj që për shkak të teknologjisë kjo mund të jetë edhe më i lartë”, thotë Muçaj.

Lexo edhe :  Pjalmimi me bletë, teknika e re që po përdoret në perime nga çifti i fermerëve në Zharrëz

Po si i di të gjitha përgjigjet Chat GPT? Eksperti i IT, Said Duleviç thotë se të gjitha informacionet që i ka, janë mbledhur në një databaze, ku përmes një “filtrimi” të shpejtë në internet konfirmon faktet. “Inteligjenca artificiale ka miliarda parametra. Po çfarë janë parametrat? Parametrat janë fjalë, përgjigje apo edhe informacione, nga libra, nga recource, nga autorë të ndryshëm edhe janë të akumuluar të gjitha në një databaz. Tashmë Chat GPTkërkon internet edhe bën kontrollin e fakteve. Nëse ti e pyet psh sa është distanca Shqipëri – Itali, përpos informacion qe ka  bën edhe një kontroll në rrjet për të akumuluar edhe faktet nga faqet zyrtare siç është ëikipedia apo faqe të tjera. Inteligjenca artificiale bën atë qe bën edhe truri i njeriut, analizimin e të dhënave dhe dalja e përfundimeve. Por e bukur a e kësaj është se këto veprime i bën për punë sekondash”, thotë Duleviç.

Ashtu si çdo fushë tjetër, edhe edukimi po përjeton ‘tronditje’ në përballje me zhvillimin teknologjik të dekadave të fundit, ndërsa sipas ekspertëve duhet vetëm një sistem arsimor i fortë dhe që shfrytëzon vetëm mundësitë e jashtëzakonshme që teknologjia na ka ofruar. /   S.M

Të fundit

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Lajme të tjera

Web TV