Prodhuesit e birrës parashikojnë shkurtim të vendeve të punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humbja e konkurrueshmërisë, e ndikuar nga shtimi i kostove, po detyron disa prodhues shqiptarë që gradualisht të shndërrohen në importues për të mbijetuar. Ish-drejtuesit e fabrikës së birrës “Stela” ishin ndër prodhuesit e parë, që importuan marka të huaja birrash, përveç sasisë së prodhimit, me qëllim amortizimin e humbjeve nga rënia e shitjes së prodhimit vendas.

“Kemi shtuar produkte të importuara premium, si lëngje frutash dhe birrë importi, për të rritur xhiron. Qeveria aktuale nuk e ka përparësi prodhimin, kështu që duhet të përshtatemi të gjithë”, pohoi më herët Enzo Panteqi, ish-administratori i fabrikës së birrës “Stela”.

Importet e birrës po studiohen si mundësi edhe nga prodhues të tjerë. “Është detyrë e të gjitha shoqërive që të studiojnë në imtësi të gjitha mundësitë që mund të jepen për të bërë ekuilibrimin e prodhimit në vend dhe rritjen e fitimit të shoqërisë. Nga ana e birrës ‘Korça’ po studiohen këto mundësi, por gjithmonë duke pasur si kusht të panegociueshëm standardin e cilësisë, shijes dhe traditës origjinale të markës sonë”.

Edhe drejtuesi i fabrikës prodhuese të birrës “Kaon”, Artan Stroka, tha se po studion mundësinë për të importuar një birrë të markës gjermane, që më pas do të shpërndahet nga rrjeti i kompanisë që ai drejton. Aktualisht zoti Stroka thotë se edhe me fillimin e sezonit turistik nuk pritet të këtë rritje të ndjeshme të kërkesës, pasi prodhuesit vendas nuk janë në gjendje të përballojnë konkurrueshmërinë në çmime.

Për këtë arsye, z. Stroka pohoi se është i detyruar të shkurtojë rreth 30% të stafit në vitin 2025.

“Para ndryshimeve fiskale për rritjen e akcizës së birrës në fabrikë numëroheshin 170 të punësuar. Pas rritjes së akcizës në 2023 nga shtimi i kostove, numri i punonjësve u shkurtua me 50%.

Lexo edhe :  Investimet publike/ Bashkitë realizuan vetëm 43 përqind të planit në 2024

Pas muajit maj parashikojmë të shkurtojmë një të tretën e stafit të mbetur për shkak të mospërballimit të kostove dhe mungesës së shitjes”, nënvizoi Artan Stroka i birrës “Kaon”./MONITOR/    S,M

Të fundit

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Lajme të tjera

Web TV