Përplasja me Berishën, Sula zbulon të vërtetën se çfarë ndodhi mes tij dhe PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili në zgjedhjet e 11 majit nuk do të garojë, i ftuar në “2984” të Albano Bogdos, tregoi se çfarë ndodhi me emrin e tij në listën e PD.

Sula tha se edhe pse kishte dalë i pari në Qarkun e Elbasanit në Primaret e PD, në fund Albana Vokshi nuk zgjodhi që ta fusë jo vetëm në lsitë të mbyllur por as në lsitë të hapur.

Ai tha se e gjitha kjo ju bë pasi mbështet SPAK.

Pjesë nga biseda:

Sula: Unë pas familjes dhe atdheut kam lirinë time personale. Për shkak të lirisë po paguaj një çmim. Një politikan po nuk qe i vërtetë, pasi për mua politika ka moral, nuk ka moral për të pamoralshmit. Nëse në politikë mashtron do të dalë kkaji një ditë. Unë deri më sot nuk kam patur një akuzë për korrupsion, për mashtrim. Akuza më e madhe për mua ëhstë që jam trazavaç i futbollit.

Bogdo: Fitove Primaret dhe nuk të vunë as në listat e hapura?

Sula: Zero. Kjo më vrau edhe mua. Si ka mundësi që të dalësh i pari në Primare, të bësh opozitë aktoiive në 4 vite, madje ditën e hënë para se të dilnin listat kjo zonja Vokshi që është kryetare përherë pa garuar asnjëherë, dhe i them Albanës, të gjitha kriteret i plotësua, a ka ndonjë kriter tjetër që të jemi në listë, apo duhet të plagosim noj socialist në parlament dhe Oerd Bylykbashi që është një nga burrat më të mirë me shaka më tha, Dasho nuk mjafton vetëm 1, varet ça numri do të jesh në listë, nëse do të jesh numri katër, duhet të plagosësh katër. Mbasi mua nuk më futen në listë as të mbyllur e as të hapur.

Lexo edhe :  SHBA rikthehet në SPAK/ Berisha:S’pranojmë drejtësi politike, do e reformojmë me Venecian

Dua tu them shqiptarëve që jam i vetmi deputet që kam votuar kundër Kodit Zgjedhor, kam qenë kundër listës së mbyllur./     S,M

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV