Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, rrezik për trafikun e grupeve kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në korrik të vitit 2023, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi një ligj që lejon kultivimin e kanabisit mjekësor dhe të nënprodukteve të tij. Ky aktivitet, dikur i paligjshëm, do të monitorohet me masa të rrepta sigurie dhe do të rregullohet nga një agjenci e re qeveritare.

“E para është monitorimi dhe kontrolli i kanabisit që do të kultivohet dhe i nënprodukteve/produkteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industriale, pra nuk flitet për të gjitha llojet e kanabisit, vetëm për ato që janë të licencuara dhe të lejuara në bazë të ligjit,” tha në një intervistë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit, Linda Pustina.

“E dyta është asistimi i komisionit të licencave, për të gjitha praktikat në kuadër të licencimit të produkteve, pra licencat që do t’u jepen kompanive që do të operojnë në këtë sektor,” shtoi ai.

Sipas Pustinës agjencia parashikohet të jetë administratore e databazës për të gjitha kompanitë e licencuara, si dhe të bëjë të gjithë informimin në lidhje me procesin.

Industria globale e kanabisit mjekësor vlerësohej në 13 miliardë euro në vitin 2023. Me klimën e saj mesdhetare dhe tokën pjellore, Shqipëria synon të bëhet një qendër e rëndësishme e prodhimit të kanabisit mjekësor në rajon.

Por a mund të mbikëqyret siç duhet kjo industri? Alban Koçi, pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka dyshimet e tij.

“Unë mendoj që nuk është momenti i duhur dhe, për aq kohë sa Shqipëria ka trafikantët më të mëdhenj të Europës, të paktën me aq sa po zbulohet dita-ditës në hetimet e prokurorisë, do të jetë shumë e vështirë,” tha ai.

“Pra, risku i parë është që të gjitha grupet kriminale, atë trafik të kanabisit që zhvillojnë sot në territorin e Shqipërisë, nesër do ta kanalizojnë në rrugë, të themi, legale”, shtoi Koçi.

Lexo edhe :  Bill Gates:Tre profesionet që do t’i mbijetojnë revolucionit të inteligjencës artificiale

Përtej kufirit, Maqedonia e Veriut e legalizoi kanabisin mjekësor në vitin 2016, kur vendi drejtohej nga ish-kryeministri konservator Nikola Gruevski dhe partia VMRO-DPMNE.

Megjithë interesin e shtuar nga kompani evropiane, procesi i shpërndarjes së licencave për kanabisin mjekësor është kritikuar për mungesë transparence.

Vasko Magleshov, gazetar hulumtues dhe autor i një investigimi mbi industrinë e kanabisit, shprehet se procesi i licencimit për kanabis mjekësor në vendin fqinjë është shoqëruar me kritika për mungesë të transparencës së plotë mbi licencat dhe kompanitë e përfshira.

“Një nga shqetësimet kryesore është mungesa e udhëzimeve publike se çfarë e bën një kompani të përshtatshme për të marrë një licencë,” tha ai, ndërsa shtoi sa ka pasur raporte ose akuza se procesi i licencimit është influencuar nga interesa politike ose personale.

“Ka dhe një mungesë informacioni publik për kompanitë që aplikojnë për licenca,” tha Magleshov. “Kjo ngre dyshime për integritetin e procesit”, thekson ai.

Pavarësisht sfidave, industria e kanabisit në Maqedoninë e Veriut numëron mbi 60 kompani, vendore dhe ndërkombëtare, të licencuara për kultivimin e kanabisit mjekësor.

Qeveria shqiptare beson gjithashtu se kanabisi mjekësor mund të sjellë një bum ekonomik për vendin. Por suksesi i kësaj industrie varet nga zbatimi i ligjit, transparenca dhe nga fakti nëse përfitimet do të shkojnë për qytetarët apo vetëm për një pakicë të zgjedhur./ BIRN/   S,M

Të fundit

Begaj u uron Bajramin muslimanëve shqiptarë: T’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit

Pasi uroi kreun e Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujar Spahiu, Presidenti Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar të...

Erdogan me “dorë të hekurt”, nis të arrestojë gazetarët

Gazetari suedez Joakim Medin është arrestuar në Turqi me akuzën e “anëtarësimit në një organizatë të armatosur terroriste” dhe “fyerjes së presidentit”. Andreas Gustavsson, kryeredaktor...

Europiani i parë i futbollit në Shqipëri, ja kur nis turneu!

Tetë përfaqësueset më të mira të futbollit të 17-vjeçarëve në kontinent do të jenë në Shqipëri nga 19 Maji deri më 1 Qershor. Do...

Sot Fitër Bajrami, pas një muaji agjërimi besimtarët falin namazin në Berat e Korçë

Pas një muaji agjërimi, lutjeje dhe adhurimi, besimtarët muslimanë në qytetin e Beratit kanë kremtuar sot Fiter Bajramin, një festë që simbolizon përfundimin e...

Fiter Bajrami/ Kreu i KMSH: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin. Si çdo vit, në Tiranë namazi u fal në “Sheshin Skënderbej” nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar...

Lajme të tjera

Web TV