Zgjedhjet e 11 majit: Berisha premton zero taksa për biznesin e vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ditën e sotme ka prezantuar para gazetarëve në një konferencë për mediat programin ekonomik të opozitës nëse në 11 Maj do të vijë në pushtet. Ish-kryeministri foli për lehtësira të shumta fiskale. Ulje taksash, mbështetje të shumë kategorive, mes tyre të rinjve, etj. Megjithatë, ajo që nuk foli dhe nuk tregoi Berisha, ishte fatura, sa kushton programi ekonomik i PD-së?

“Pas një takimi frymëzues, mahnitës në stadiumin e Napolit, me mijëra qytetarë shqiptarë të diasporës në këtë qytet, kthehem më i inspiruar se kurrë në projektin tonë dhe konkretisht në shtyllën e tij të dytë, dhe themelore ‘Made in Albania’. Shtyllë e cila ka qëllime kryesore, prodhimin, prodhimin, prodhimin.

Që do të thotë punësim, punësim, punësim për shqiptarët.

Që do të thotë rritje rrogash, rritje rrogash, rritje rrogash për shqiptarët.

Pra, ne do të bëjmë gjithçka për të ndezur fuqishëm motorrët e sipërmarrjes së prodhimit në Shqipëri, me moton ‘Made in Albania’.

Duhet që prodhimet shqiptare të mbushin tregun shqiptar dhe të vërshojnë në tregjet e tjera.

Për këtë qëllim ne jemi të zotuar të garantojmë konkurrueshmëri të ndershme, me ligj dhe të sigurtë.

Të garantojmë nivelin më të ulët të taksave në Europë.

Të sigurojmë, derregullimin më të madh në interes të biznesit.

Të sigurojmë klimën më miqësore dhe kjo jo me fjalë, por me vepra, ligje, vendime konkrete.

Në këtë kuadër, do të zbatohet tatimi 10% mbi të ardhurat nga puna, duke përjashtuar 50 mijë lekët e para.

Tatimi 10% mbi të ardhura të tjera, jo nga paga.

Zero taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

Tavani vjetor për tatim fitim, zero për biznesin e vogël, do të jetë 18 milionë lekë, apo 500 euro në ditë.

Kufiri i përjashtimit nga TVSH do të jetë po ashtu në masën 18 mln lekë xhiro vjetore, apo 500 euro në ditë.

Ulje nga 15 në 2 % të taksës së shitje së pronës dhe për këtë qëllim krijimi i kadastrës fiskale për përcaktimin e çmimeve të referencës” tha ai./    S,M

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV